Prokuroria kërkoi 2 vite burg, gjykata në Spanjë vendos për Neymar

Prokuroria kërkoi 2 vite burg, gjykata në Spanjë vendos për Neymar

Neymar pas vendimit

Prokuroria në Barcelonë ka tërhequr të gjitha akuzat për Neymar dhe tetë bashkëpunëtorët e tij. Ylli i PSG, babai i tij dhe disa agjentë futbolli akuzoheshin për transaksione të parregullta në lidhje me transferimin e tij nga Santos te Barcelona në verën e 2013.

Nën akuzë qysh prej 2016 ishin edhe Santos dhe Barcelona, që lirohen kështu nga pretendimet e Prokurorisë. Më herët organi i akuzës kishte kërkuar dy vite burgim dhe gjobë për sulmuesin. Tanimë gjithçka është mbyllur, me Neymar që nuk do merret më me një çështje të tillë pas vendimit të Gjykatës për psuhim të çështjes dhe tërheqjes së Prokurorisë nga akuzat.

Kalimi nga Santos te Barcelona verën e 2013 u krye për 88 milionë euro, me Prokurorinë që dyshonte për shmangie të taksave dhe shumën jo e saktë në deklarimet e kontratës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ Plagosi babain dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 29 vjeçari

E rëndë në Shkodër/ Plagosi babain dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 29 vjeçari