Prokuroria e Vlorës kërkon dënimin me 9 vite burg për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.
Sipas pretences së Prokurorisë, dënimi për Gjikën është kërkuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës në lidhje me ndërtimin e një pallati 11 katësh pa leje në lagjen Cole në Vlorë.
Hetimet për këtë rast nisën në shkurt të 2015, ku asokohe Gjika kryebashkiak u arrestua dhe më pas lirua nga Gjykata për shkak të problemeve në zemër.
Vetë Gjika i ka mohuar akuzat ndaj tij, ndërsa pritet që pas pretencës së prokurorisë gjykata e Vlorës të vendos për fatin e ish kryebashkiakut.
Veç dënimit me burg për Gjikën, Prokuroria kërkoi dënim me 6 vite burg për biznesmenin që ndërtoi pallatin pa leje Artur Haxhin dhe nga 4 vite burg për vartësit e Gjikës në Bashki përkatësisht Dorjana Sulaj dhe Ridvan Mersinaj.
Ish-kryebashkiaku i Vlorës vihet për herë të dytë në akuzë për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash, ndërsa më parë me një proces të zhvilluar në Gjykatën e Tiranës ai fitoi pafajësi.
Ndërkohë për pallatin 11 katësh të ndodhur në qendër të Vlorës, Prokuroria kërkon që të konfiskohet për llogari të shtetit si një pronë e cila ka preardhje shkeljen e ligjit dhe falsifikimin e dokumenteve.
Pretenca e Prokurorisë:
Shpëtim Gjika – 9 vite burg
Ish-zyrtarët e bashkisë
Dorjana Sulaj - 4 vite burg
Ridvan Mersinaj –4 vite burg
Ndërtues
Artur Haxhi - 6 vite burg
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO