TIRANE - Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rikthimin në burg për ish-Guvernatorin Ardian Fullani, i cili vijon të qëndrojë në “arrest shtëpie”, deri në një vendim tjetër. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se organi i akuzës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë të dhënë nga Gjykata e Apelit për ish-Guvernatorin Fullani.
Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Ardian Fullanin, Ilir Dedjan, Bajram Allushin, Gentjan Jahjën, Fatbardha Gurthin, Mehdi Mollën dhe Emiliano Lamçen, të akuzuar për shpërdorim detyre, lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.
Pak ditë më parë ish-guvernatori i BSH Adrian Fullani i është drejtuar Gjykatës së Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest shtëpie” në shuarje të hetimeve, pasi sipas kërkesës së bërë nga avokati i tij mbrojtës akuza e Prokurorisë për shpërdorim detyre ndaj Fullanit është e pabazuar. Të njëjtën kërkesë ka bërë edhe ish-inspektoria e përgjithshme Elivar Golemi e cila kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë.
Gjykata e Apelit vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" për ish-Guvernatorin Fullani.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

BSH, Fullani rekurs në Gjykatën e Lartë, do 'të dalë nga shtëpia'