TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme do të monitorojë sjelljen e të burgosurve duke kontrolluar kartelat e tyre në të cilën shënohet çdo sjellje e tyre, vendime gjyqësore, përfitim ulje dënimesh apo kërkesa penale.
Report Tv mëson se prej pak ditësh pas një dakordësie me Drejtorinë e Burgjeve, prokurorët mund të kontrollojnë kartelat e institucioneve të burgjeve për të monitoruar zbatimin e vendimeve gjyqësore, sjelljen e të dënuarve si dhe të dhëna sensitive.
Sipas dokumentit të siguruar nga ReporTv thuhet “Prokuroria ka të drejtën e hyrjes/aksesit në bazën e të dhënave “Menaxhimi i Informacionit të Sistemit Penitenciar", të administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për të siguruar të dhëna nëpërmjet konsultimit dhe marrjes së kopjeve ekstrakteve elektronike të regjistrave dhe/ose dokumenteve shoqëruese si më poshtë:
a) në regjistrat dhe në dosjen elektronike të të paraburgosurit në IEVP, përfshi edhe të dhënat sensitive.
b) në regjistrat dhe në dosjen elektronike të të dënuarit në IEVP, përfshi edhe të dhënat sensitive.
Ky akses i prokurorëve në sistemin e burgjeve do të përfshijë edhe atë të regjimit të posaçëm 41-bis sipas burimeve për Report Tv.
Aktualisht në statistikat e fundit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri në fillim shkurt 2021 të dënuar në qeli në shkallë vendi janë 2276 dhe të paraburgosur 2332 persona.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu i Burgjeve vizitë zyrtare në SHBA, diskutohet e ardhmja e sistemit të burgjeve në Shqipëri dhe modernizimi
14 Janar, 17:27
-
Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet
7 Janar, 20:02
-
Burgjet marrëveshje me tre bashkitë e qarkut të Kukësit për punësimin e të dënuarve! Qose: Do ndërtohet godinë e re për të paraburgosurit
31 Dhjetor 2024, 13:31
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor 2024, 20:29
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
Drejtori i Burgjeve takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar: Seanca gjyqësore me video-konferenca, synojnë modernizimin e sistemit
21 Nëntor 2024, 15:09
-
Në 2025 ndërtohet burgu i Kukësit! Merr jetë projekti anti-dronë
12 Nëntor 2024, 17:09
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor 2024, 14:00
-
Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, vetëm KLP cakton dy anëtarë! Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ nuk marrin pjesë: Gati të japim opinion
4 Tetor 2024, 11:10
-
Raporti i OSBE-së/ Drejtori Klevis Qose në Këshillin e Përhershëm të OSBE raporton për sigurinë në burgje
19 Shtator 2024, 09:23
-
Droni në Burgun e Peqinit/ U hodhën dy pako me 380 gramë hashash, rreth 58 gramë kokainë, 2 celularë dhe 8 fisha karikimi! Rriten masat e sigurisë
13 Shtator 2024, 12:20
-
Grupi kriminal tentoi të fuste sende të paligjshme me dron në burgun e Burrelit, shoqërohet 36 vjeçari (EMRI)
10 Shtator 2024, 12:02