I arrestuari ditën e sotme Almarjo Xhebexhia është lënë i lirë nga Prokuroria pasi është cilësuar si i paligjshëm arrestimi i 24-vjeçarit.

Arrestimi i të riut u bë pasi sipas policisë ai ka mbajtur kundër dëshirës së saj një 21-vjeçare, shtetase ukrahinsase në dhomën e një hoteli në Durrës. Ai u akuzua pwr penmarrje dhe ushtrim dhune.

Prokuroria nuk e dërgoi në Gjykatë të riun por e la të lirë, ndërkohë sipas policisë ukrahinasja ndodhet e shtruar në spital me dëmtime serioze trupore.

Sipas disa burimeve jo zyrtare, Prokuroria e ka lënë të lirë Xhebexhian pasi e dhunuara ka deklaruar se e kishte njohur 24-vjeçarin në muajin korrik dhe ishin në një lidhje, në këto kushte ka rënë akuza e pengmarrjes çka ka çuar prokurorinë në lirimin e të arrestuarit.

Menjherë pas lirimit të Xhebexhiut policia ndaloi hyrjen e personave të paautorizuar në spital ndërkohë gjatë qendrimit në spital 21-vjeçarja është mbajturgjatë gjithë kohës në masa të larta sigurie.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com