Prokuroria mbyll dosjen e pallatit
të Linda Ramës: S'ka vepër penale

Prokuroria mbyll dosjen e pallatit<br />të Linda Ramës: S'ka vepër penale
TIRANE- Prokuroria e Tiranës rrëzon akuzat e Partisë Demokratike lidhur me pallatin e Linda Ramës, gruas së kryeministrit Edi Rama. Gati 15 muaj pas depozitimit të kallëzimit të bashkisë së Tiranës, lidhur me lejën e ndërtimit të një objekti 4 katësh në zonën e drejtorisë së Higjenës, prokuroria e Tiranës, ka vendosur të pushojë hetimet për këtë çështje.

Argumenti që prokuroria ka përdorur në mbylljen e dosjes hetimore, është se nuk provohet vepra penale dhe se leja ndërtimore nga ana e ish-kryebashkiakut Rama, është lëshuar duke respektuar ligjin e urbanistikës. Me këtë vendim mbyllet dhe historia e akuzave të Partisë Demokratike, që një vit më parë sulmoi Edi Ramën, duke e akuzuar se i kishtë dhënë lejë ndërtimi bashkëshortes së tij, Linda Rama. Objekti 4 katësh është ndërtuar në rrugën “Qamil Guranjaku” dhe se sipas PD, është ndërtuar në ambjentet publike, që shfrytëzoheshin nga nga banorët e pallateve që ndodhen në zonë.

Kallëzimi
Në fillimin të janarit 2013 Bashkia e kryeqytetit ka depozituar një kallëzim penal kundër ish-kryebashkiakut Edi Rama dhe persona të tjerë, familjarë të Linda Ramës. Në kallëzim pretendohej se leja e ndërtimit është miratuar në vitin 2006 në një hapësirë publike midis pallateve. “Sheshi mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit për këtë pallat më datë 21.03.2006 ka qenë i përcaktuar në studimet e miratuara, ‘hapësirë publike, në funksion të bllokut të banimit’-thuhej në kallëzim. Për këtë arsye, leja e ndërtimit për këtë pallat është dhënë në kundërshtim të hapur me ligjin. Në bazë të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për Urbanistikën”, neni 62, Këshilli i Rregullimit të Territorit nuk ka pasur të drejtë të miratojë asnjë ndërtim të përhershëm ose provizor, jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara.

“Leja e ndërtimit e dhënë nga Bashkia e Tiranës në vitin 2006 dhe më pas e ndryshuar në vitin 2008 nga KRRT e drejtuar nga Edi Rama, sipas kallëzimit është dhënë në mënyrë abuzive. “Në rastin konkret në studim, hapësira mbi të cilën është dhënë leja, ka qenë e përcaktuar shprehimisht ne ligj si hapësirë ndërmjet blloqeve të ndërtuara të banesave dhe, si e tillë, kjo hapësirë ishte e përjashtuar nga çdo lloj ndërtimi”, thuhet në kallëzim. Pavarësisht kësaj është miratuar leja ndërtimore, duke lejuar ndërtimin e objektit 4 katësh në këtë zonë.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Britania miraton me shumicë votash ligjin për eutanazinë

Britania miraton me shumicë votash ligjin për eutanazinë