Prokuroria mbyll hetimet për
supermashtruesin Moisi Çunaj

Prokuroria mbyll hetimet për<br />supermashtruesin Moisi Çunaj
TIRANE- Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet e nevojshme që tregojnë të gjitha shkeljet që ka bërë supermashtruesi Moisi Çunaj, duke kërkuar më pas nisjen e gjykimit.

Moisi Çunaj ( ne foto) ishte përfaqësuesi ligjor shoqërisë tregëtare Komunitet, madje ai kishte dhe një gazetë me emrin Komunitet. Mashtrimi i Moisiut në bashkëpunim me disa persona të tjerë qëndronte në faktin se mashtronte gazetarët duke i premtuar punë kundrejt një pagese me 100 mijë lekë të vjetëra. Në rast se gazëtarët do të iknin nga puna brenda tre muajve ato lekë do të ktheheshin. Afro 37 gazetarë janë zhgënjyer nga ky fakt dhe kanë deklaruar për prokurorinë se nuk kanë arritur të marrin as paratë që i dhanë dhe as rrogën.

Po ashtu supermashtruesi Mosi Çunaj lëvizte nëpër qytete të ndryshme dhe shkonte në familje që kishin një fëmijë të dënuar me shumë vite burg, duke i'u prezantuar si drejtor gazete dhe kishte në dorë që të nxirrte të akuzuarin nga burgu kundrejt një pagese. Moisiu mund të merrte për një rast afro 5-7 mijë euro, duke mashtruar se do çonte listën e emrave që kishte në gazetë për t'u falur nga ministri drejtësisë. Pas marrjes së parave qytetarët binin viktima të tij, pasi ai zhdukej dhe nuk përgjigjej më në telefon.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë