Prokuroria merr në pyetje Guvernatoren në detyrë, Elisabeta Gjonin
-Gjatë dy ditëve të fundit janë pyetur dhe anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikqyrës; Dhori Kule, Ardian Civici, Petraq Milo, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi- TIRANË, 9 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Guvernatorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë,Elisabeta Gjoni është paraqitur sot në mëngjes në zyrat e Prokurorisë së Tiranës për të rrëfyer dëshminë e saj, në […]
Guvernatorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë,Elisabeta Gjoni është paraqitur sot në mëngjes në zyrat e Prokurorisë së Tiranës për të rrëfyer dëshminë e saj, në lidhje me vjedhjen e 713 milion lekëve nga BSH.
Gjoni, takoi një ditë më parë Kryeministrin Edi Rama, Kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe Presidentin e Republikës, Bujar Nishani për të marrë garancitë e nevojshme në vijimin e detyrës së saj, ndërsa sot në rreth orës 8:45' u paraqit në zyrat e Prokurorisë së Tiranës për t'u marrë në pyetje nga grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori Ramadan Troci.
Prokuroria e TiranesGjatë kohës që Gjoni mbante detyrën e zv/Guvernatores ajo kishte për detyrë të nxjerrë rregullore dhe urdhra të posaçme për të kontrolluar punën në departamentet e bankës, kjo referuar kapitullit nr.2, dhe më konkretisht neni 5 të rregullores nr.13 të 22 shkurtit 2006, ku saktësohet se përgjegjësia e zëvendësguvernatores Gjoni është e njëjtë me atë të guvernatorit Fullani. Pikërisht në këtë nen thuhet se nismën propozuese për hartimin e akteve juridike e kanë: Këshilli Mbikëqyrës, Administratorët, që janë guvernatori dhe zëvendësguvernatori, Inspektori i Përgjithshëm dhe drejtuesit e departamenteve. Ky nen i cakton përgjegjësi jo vetëm guvernatorit për të nxjerrë akte juridike por dhe një sërë drejtuesish të tjerë, përfshirë këtu dhe Elisabeta Gjonin. Prandaj dëshmia e saj është bazë për të verifikuar veprimet dhe mosveprimet e saj që mund të kenë ndikuar në vjedhjen e thesarit.
Pasi votuan dy ditë më parë propozimin për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë paraqitur në prokurori siç dhe ishin ftuar, për të dëshmuar në lidhje me hetimin për vjedhjen e thesarit, teksa për mediat kanë preferuar të përgjigjen me heshtje.
Sakaq, mëngjesin e të Premtes, dëshmuan ne organin e akuzës anetaret Ermenlinda Meksi dhe Ela Golemi. Pas dëshmive, pasdite erdhi dhe arrestimi i bujshëm i Guvernatorit Fullani. Ndërsa një ditë më parë dëshmuan tre anëtar të tjerë të BSH, Ardian Civici, Dhori Kule dhe Petraq Milo./ATSH/
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.1%
-
Jo
61.8%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 3739
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris (VIDEO)
30 Nëntor, 22:22
-
Vijojnë me intensitet të lartë reshjet e dëborës në Dardhë, lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore
30 Nëntor, 22:09
-
Aksident nga moti i keq në aksin Morinë-Kukës, mjeti del nga rruga! S'ka persona të plagosur
30 Nëntor, 21:55
-
Berisha: Kam dokumente të lidhjes së bandave me politikën e drejtësinë! Sulmon Dumanin: Kreu i SPAK fle mbi dosjet e krimit
30 Nëntor, 21:46
-
Shqipëria 'lahet në ar', Ernest Merdanaj dhe Ibrahim Hidri fitojnë në Kampionatin Ballkanik të taekwondosë në Rumani
30 Nëntor, 21:46
-
Nis dhe në qytet, pamje spektakolare nga flokët e dëborës në Korçë
30 Nëntor, 21:35
-
Jakin Marena: Pakti ‘toksik’ Kurti-Vuçiç që prodhon kriza, vota e pushtet
30 Nëntor, 21:33
-
Siri/ Presidenti Assad: Do t'i mposhtim terroristët
30 Nëntor, 21:27
-
Ylli Pata: Impakti politik i zbritjes së Berishës nga kati i tetë
30 Nëntor, 21:15
-
VIDEO/ Arsenali futet në histori, mposht 2-5 West Hamin dhe merr vendin e dytë! Shtatë golat në pjesën e parë
30 Nëntor, 21:03
-
'Burgu' i të miturve, drogë, plagosje e vrasje, në institutin e riedukimit vuajnë dënimin 29 adoleshentë
30 Nëntor, 21:02
-
Shpërthimi në Zubin Patok, Shqiperia i jep Kosovës energji elektrike
30 Nëntor, 20:54