TIRANË - Vetëm pak ditë më parë organi i akzuës në vend, Prokuroria e Përgjithshme ka shpërndarë një qarkore për hetimin e ndërtimeve të paligjshme, ku urdhëron në mënyrë të qartë hetimin e çdo rasti kur policitë e komunave dhe bashkive, si dhe inspektoratet ndërtimore, kanë mbyllur sytë para ndërtimeve pa leje.
“Konstatohet mosfunksionim siç duhet i strukturave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik pranë bashkive dhe komunave, si dhe policive bashkiake dhe komunave, të cilat kanë detyrimin ligjor parandalimin, pezullimin dhe prishjen e ndërtimeve pa leje, si dhe kallëzimin e subjekteve që bëjnë ndërtime të tilla.”- shkruhet në qarkoren e prokurorisë.
Drejtuesit e prokurorive në qarqe urdhërohen të analizojnë se sa janë vlerësuar këto kallëzime nga vendorët, si dhe të regjistrojnë procedime penale për personat përgjegjës por dhe për subjekte që kanë ndërtuar pa leje. Shkak për orientimin e hetimeve të prokurorisë në këtë drejtim duket se është gjendja aktuale e procedimeve penale për ndërtimet e paligjshme, ku vetëm 11% e tyre janë denoncuar nga inspektorët e komunave dhe bashkive.
/Shqiptarja.com