Prokuroria përfundon verifikimin për dy kandidatë për deputetë: Artur Baku i LSI ka ndërruar emrin dhe rezulton i arrestuar! Laska i Thurjes i pastër

Prokuroria përfundon verifikimin për dy kandidatë për deputetë: Artur Baku i LSI ka ndërruar emrin dhe rezulton i arrestuar! Laska i Thurjes i pastër

Prokuroria e Përgjithshme, Napolon Laska dhe Artur Baku

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për 2 kandidatë për deputetë që janë përfshirë në listat e LSI dhe Nismës Thurje, për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Bëhet fjalë për Napolon Laskën nga ‘Nisma Thurje’ dhe për kandidatin e LSI-së, Artur Bakun.

Për kandidatin e LSI-së, Artur Bakun, nga verifikimet e thelluara të kryera nga sektori i dekriminalizimit, ka rezultuar se ka ndryshuar emrin nga Afrim në Artur. Po ashtu Baku ka rezultuar se ka qenë i ndaluar apo i arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare për kryerjen e një vepre penale. Artur Baku është arrestuar ne 23.11. 2015 nga policia në Fushë-Krujë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe me pas për të është vendosur masa ‘arrest shtëpie’. Për këto të dhëna mësohet se Baku i ka reflektuar në formularin e vetdeklarimit.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar edhe në lidhje me përfundimin e verifikimit për kandidatin për deputet të ‘Nismës Thurje’, Napolon Laskën. Sipas verifikimeve të kryera nga prokuroria rezulton, se Laska nuk është i dënuar me vendim të formës së për kryerjen e ndonjë vepre penale nga autoriteti gjyqësor shqiptar.

‘Nuk rezulton që të ketë kryer ndryshime në përbërësit e gjendjes civile të ndryshme nga ato të deklaruar në formular. Nuk rezultoi i dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë vepre penale nga autoriteti gjyqësor shqiptar. Nuk rezultoi i dënuar me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë. Nuk rezultoi që të ketë qenë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatues, për kryerjen e një vepre penale’.- thuhet në verifikimin për Napolon Laskën.

Sa i përket kandidatit të PSD-së Serdar Hoxha, sektori i dekriminalizimit ka kërkuar nga KQZ që t’i vihen në dispozicion të gjitha të dhënat apo indiciet për të kaluarën penale që disponojnë për të, pasi nuk janë saktësuar.

Pak ditë më parë KQZ dërgoi për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme, 28 kandidatët për deputetë. KQZ ka çuar emrat nga listat e thuajse të gjitha partive. 5 janë nga koalicioni ABEOK, 2 nga Bindja, 2 Lëvizja për Ndryshim, 1 partia lëvizja e Re, 6 LSI, 2 Nisma Thurje, 4 PD, 3 social Demokrate, 3 nga PS.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite