Prokuroria: Prendi të dënohet
me 1 vit burg...jo për 21 janarin!

Prokuroria: Prendi të dënohet<br />me 1 vit burg...jo për 21 janarin!
TIRANEProkuroria kërkon rikthimin në burg për ish kreun e gardës Ndrea Prendi dhe dënimin e tij me një vit burg këtë herë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare ku për pasojë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 616 mijë lekë dëm ekonomik.

...
Prokuroria e Tiranës kërkon 1 vit burg për ish-gardistin Ndrea Prendi nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. E njëjta masë është kërkuar edhe për pasardhësin e tij Artan Hoxha pasi me firmën e tyre në Gardën e Republikës për afro 1 vit e gjysmë është paguar padrejtësisht pa qenë në punë, drejtoresha e Burimeve Njerëzore Shqipe Spahiu. Edhe kjo e fundit sipas prokurorise duhet te denohet me 1 vit burg nen akuzen e falsifikimit te dokumenteve.

Ish kreu i Gardës Ndrea Prendi ishte i pranishëm në seancë para nisjes së konkluzioneve por sapo në sallë u futën kamerat ai braktisi procesin për tu njohur me konkluzionet e prokurorisë jashtë gjykatës në përfundim të gjyqit.

ndrea prendi faksimile

Hetimet për Prendin nisën pas kallëzimit nga Ministria e Brendshme e cila pas një auditi të kryer në administratën e gardës, rezultoi se me urdhër të dy ish-drejtuesve pa qenë fare në Shqipëri Shqipe Spahiu ishte paguar për afro 1 vit e gjysmë me pagë nga buxheti i gardës. 

Për të provuar akuzën, prokuroria ka marrë si provë dhe të dhënat e sistemit të regjistrimit për hyrje-daljet në kufi, ku nga të dhënat e TIMS rezulton se ish-shefja e Burimeve Njerëzore në kohën që merrte pagën në periudhat 2011-2012 ishte jashtë Shqipërisë. 

Vendimi nga gjykata për ish-shefin e Gardës pasardhësin e tij dhe ish-punonjësen e gardës do të jepet më 7 mars.

Kjo është një tjetër përballje e drejtësisë me Prendin, i cili u vu nën akuzë dhe për vrasjen e katër demonstruesve të pafajshëm në protestën e 21 janarit 2011 para Kryeministrisë, por Gjykata e Shkallës së parë i dha pafajësi e ajo e Apelit një dënim minimal të cilin Prendi e shleu me afate paraburgimi dhe tani është në liri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë