ATHINE- Raporti i Prokurorit mbi strukturën dhe funksionimin e “Agimit të Artë”, i referohet historikut të organizatës, e cila siç thuhet kishte një strukturë hierarkike-piramidale, sipas dogmës hitleriane mbi “pushtetin e shefit”.
Raporti nënvizon se “Agimi i Artë” përzgjedh persona me njohuri për artin luftarak, të cilët, siç thotë, stërviten në zona të Atikës si Malakasa, Mandra dhe Salamina.
Raporti vë në dukje gjithashtu një fakt që konfirmojnë edhe dy dëshmitarë, ish-anëtarë të “Agimit të Artë”, se organizata përdor armë luftarake, të cilat ruhen në vende deri më tani të panjohura.
“Agimi i Artë”, thuhet në raport, “u paraqit së pari në fillim të dekadës 1980-1990, me trajtën e një organizate të mbyllur dhe me pak pjesëtarë, për edukimin ideologjik të nazistëve. Në vazhdim, ky grup evoluoi në një formacion politik, ndërsa krahu operativ i organizatës realizonte aktivitetin jeshtë zyrave, domethënë sulmet e dhunshme kundër atyre që organizata i konsideronte armiq të saj”.
Prokurori i referohet statutit të organizatës, ku në mënyrë të prerë përcaktohet ndarja e dy aktiviteteve, me një grup të përbashkët idhëheqës dhe me pushtetin e shefit, “të jetë absolut sipas dogmës hitleriane Fuhrerprinzip (principi i shefit)”, urdhëri i të cilit ishte i shenjtë dhe i panegociueshëm.
Në raport gjithashtu theksohet se sipas filozofisë së “Agimit të Artë”, “kush nuk i përket komunitetit laik të racës është qenie e dorës së dytë. Në këtë kategori përfshihen emigrantë të huaj, romë, kushdo që nuk pajtohet me idetë e tyre, madje edhe personat me probleme mendore. Për “Agimin e Artë”, dhuna është mesazhi dhe jo mjeti i arritjes së synimeve të tyre”.
Sa i përket mënyrës së funksionimit të organizatës, prokurori nënvizon se “urdhëri kalon nga shefi tek zëvendëshefi dhe në vazhdim nga ky tek vartësit më të ulët në hierarki, deri në zbatimin përfundimtar”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Debati për ndërprerjen e financimeve