Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë ka rrëzuar ministren teknike të PD, Mirela Karabina.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve të Brendshme në MAS, Alqi Kushi me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Në vendimin e lëshuar nga Prokuroria bëhet me dije se nga studimi i kallëzimit të Karabinës në drejtim të Kushit, ka rezultuar se ka shkaqe të cilat nuk lejojnë fillimin e procedimit penal.
Për këtë arsye prokurori i çështjes Shpëtim Kurti ka vendosur mosfillimin e procedimit penal për kallëzimin nr 7613, te vitit 2017.
Ministrja teknike e PD ka humbur kështu një tjetër betejë kundër stafit të saj në Ministrinë e Arsimit, pas betejave të humbura me Sekretarin e Përgjithshëm, Plarent Ndreca i cili pas pezullimit nga Karabina u rikthye në detyrë nga DAP.
/Shqiptarja.com