Prokuroria: Skema e vrasjes
së Lamajt, vërteton dëshmitarin 

Prokuroria: Skema e vrasjes<br />së Lamajt, vërteton dëshmitarin 
TIRANE- Argumenti që Gjykata e Krimeve të Rënda përdori për dhënien e pafajësisë për Arben Frrokun, ishte shfaqja në kamera 4 minuta me vonesë e bashkëpuntorit të prokurorisë Fatmir Vladi,pasi mjeti tip BMW nga erdhën të shtënat ishte larguar.

Ky argument sipas Prokurorisë së Përgjithshme është aluduar në mënyrë të qëllimshme nga gjykata, pasi dëshmitari Fatmir Vladi e ka qartësuar si në deklarimet para gjykatës ashtu dhe në prokurori se kishte parë të pandehurin Arben frroku, në momnetin kur ai së bashku me gruan kishin dalë në rrugë, dhe teksa BMW po largohej me shoejtësi të madhe. Shfaqja në kamera me vonesë, sipas dëshmitarit Vladi ishte kryer pasi kishte qetësuar gruan e tij Luiza, e cila teksa dëgjoi të shtënat u trondit shumë, duke mos qëndruar dot në këmbë.

Prokuroria shkon më tej duke shtuar se pamjet filmike të tre kamerave që janë sekuestruar dhe janë vënë në dispozicion të gjykatës, filmojnë një rreze standarde shikimi dhe jo të gjithë vendgjarjen.Sipas prokurorisë pikërisht vendi ku pretendohet se bashkëpuntori i prokurorisë ka parë të pandehurin Arben Frroku, dhe dy personat me maska që largoheshin me shpejtësi të madhe, nuk mbulohej nga filmimi i dy kamerave të supermarketit të korçarit dhe kamera e lokalit.

Nisur nga kjo situatë prokuroria shprehet se gjykata në vendimin e saj, është kapur vetëm me vonesën e shfaqjes në kamera të dëshmitarit, po pa i hyrë faktit se ai ka qëndruar dhe ka njohur Frrokun në një fushëpamje që nuk filmohej nga kamerat.

Dëgjimi i krismave, njohja e Frrokut
Fatmir Vladi, njeriu që guxoi të bashkëpunojë me policinë dhe prokurorinë për zbardhjen e një krimi mafioz, siç ishte ajo e vrasjes në 24 shkurt 2013 e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj, për gjykatën nuk mund të meret i besueshëm dhe se dëshmia e tij është e dyshimtë. Nga ana tjetër Prokuroria e Përgjithshme ka bindjen e fortë se rrëfimi i tij është i sinqertë dhe se lidhet dhe me disa prova të tjera, që tregojnë veprimet e tij mbrëmjen e 24 shkurtit, komunikimet në telefon, takimet dhe si kishte arritur të shihte Frrokun brenda në makinën ku ndodheshin vrasësit.

Vladi ka treguar se mbrëmjen e 24 shkurtit ka dalë nga pallati i tij së bashku me gruan Luizën për të shëtitur. Teksa kanë shkuar afër kabinës elektrike, kanë dëgjuar dy breshëri të forta arme të cilat ishin shumë afër. Në ecje e sipër ata kanë kanë dalë në trotuar. Burrë e grua kanë hyrë në rrugë,dhe kanë qëndruar mes dy makinave të parkuara anash rrugës, kur menjëherë para tyre ka kaluar me shpejtësi një automjet tip BMW, gjyrë gri.

Distanca shumë e afërt por edhe për shkak të ndriçimit të rrugës mirë me drita, ka bërë që Fatmir Vladi të shohë se brenda në makinë ishin tre persona, ku në timon ka njohur njërin prej tyre, që sipas tij ishte Arben Frroku. Nga shpejtësia e madhe e makinës vetë Vladi ka shpëtuar mrekullisht, ndërkohë që makina tip BMW në kthesë ka goditur bordurën e trotuarit dhe më pas është larguar me shpejtësi, nga vendgjarja.

Edhe pse në situatë të vështirë, Vladi ka arritur ti marrë targën e automjetit, që më pas ia ka dhënë policisë. Nga rëfimi i tij del se ai Frrokun e ka parë rreth 20 metra larg vrasjes së Lamaj, teksa Frroku po largohej me shpejtësi.

Qetësimi i gruas
Si pasojë e krismave të shumta të dëgjuara në zonë është krijuar panik dge se të gjithë vraponin në drejtime të ndryshme. Gruaja e Vladit, Luiza nga kjo situatë nuk është ndier mirë dhe spo qëndronte dot në këmbë. Për pasojë dëshmitari shton se ka qetësuar disi gruan, dhe e ka çuar afër kabinës elektrike duke e lënë mënjanë afër saj. Kjo ka zgjatur disa minuta.

Shkuarja në vendgjarje
Pasi ka lënë gruan, Vladi ka ecur drejt vendgjarjes, ku për herë të parë shfaqet në filmimet e supermarketit të korçarit, dhe pas 4 minutash ai shfaqet në kameran e lokalit, që ndodhej përballë me makinën ku u vra Dritan Lamaj.

Dalja e tij në kamera 4 minuta me vonesë, ka shtyrë gjykatën të japë pafajësi për të pandehurin Arben Frroku,për të cilin prokuroria kërkoi burg përjetë. Por sipas prokurorisë, argumenti i gjykatës nuk qëndron, pasi të dyja kamerat ajo e marketit të korcarit dhe lokalit filmojnë një fushëpamje standarde dhe nuk tregojnë të gjitha lëvizjet në vendgjarje.Aq më tepër sipas prokurorisë njohja e Frrokut nga Vladi është bërë në një pozicion, ku kamerat nuk arrinin të filmonin, kjo për shak të pozicionit të instalimit të tyre.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal