Prokuroria Speciale e thërret për herë të dytë kryeministrin Albin Kurti për dëshmi

Prokuroria Speciale e thërret për herë të dytë kryeministrin Albin Kurti për dëshmi

Kryeministri kosovar Albin Kurti dhe Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e ka ftuar sërish kryeministrin Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Kjo është ftesa e dytë që Prokuroria e ka përcjellë njoftimin në adresë të Kurtit.

“Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese, duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim. Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka thënë se presin përgjigje pozitive “meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”, raporton ‘Kosovapress’.

Në fillim të kësaj jave, Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, me arsyetimin se është jashtë vendit.

Thirrja e parë u njoftua më 11 Dhjetor, por Kurti nuk shkoi për shkak të agjendës. 

Kurti është thirrur nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi. Gashi është udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, kurse Krasniqi prokuror special në këtë departament.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025

Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025