TIRANE - Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti është i lirë nga çdo akuzë, pasi Prokuroria e Përgjithshme ka tërhequr ditën e sotme akuzat e ngritura për korrupsion, ndaj tij dhe ish-zv/ministrit të Ekonomisë, Leonard Beqiraj.
Prifti dhe Beqiraj akuzoheshin nga prokuroria “për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
Tërheqja e akuzës vjen pasi Gjykata e Lartë në një vendim rrëzoi provën kryesore të Prokurorisë lidhur me çështjen "Prifti- Beqiraj", duke e shpallur të papërdorshme video-përgjimin e bisedës mes tyre, të xhiruar nga vetë Prifti.
Para 4 ditësh Gjykata e Lartë i ka rikthyer dosjen Prokurorisë, e cila vendosi sot pushimin e çështjes.
HISTORIKU I VIDEOS
Hetimi ndaj tyre pati si fillesë një material video të gjetur në një nga pajisjet e kontrolluara nga eksperti amerikan, Glen Bart, për llogari të hetimit “Meta-Prifti”.
Në videon e fshehtë të publikuar në media shfaqeshin Prifti dhe Beqiraj duke ndarë një sasi parash me njëri-tjetrin, por nuk dëgjohej qartë se çfarë flitej midis tyre.
Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqiraj u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti. Në video dy ish-zyrtarët e lartë shfaqeshin duke ndarë rreth 70 mijë euro midis tyre.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com