Prokuroria publike e Shkupit u ka komunikuar dje masën e paraburgimit 30-ditor 20 personave, në mesin e të cilëve ndodhen edhe disa zyrtarë, të arrestuar ditë më parë nga policia nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në një skemë spiunazhi. Ata akuzohen se kanë spiunuar për shërbime të huaja sekrete, duke iu dhënë informata konfidenciale. Shtypi maqedonas ka shkruar se ‘spiunët’ maqedonas u kanë dhënë informacione shërbimeve inteligjente greke dhe hungareze, që i kanë shpërblyer me çmime të larta informatat sekrete të nxjerra nga sirtarët e shërbimeve inteligjente maqedonase.
Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)









