Prokuroria urdhër noterëve për Kajmakun: Njoftoni policinë nëse paraqitet tek ju ose do mbani përgjegjësi penale

Prokuroria urdhër noterëve për Kajmakun: Njoftoni policinë nëse paraqitet tek ju ose do mbani përgjegjësi penale

Prokuroria e Tiranës me anë të një shkrese drejtuar Dhomës Kombëtare të Noterisë, ka urdhëruar të gjithë noterët ne vend që të njoftojnë policinë nëse pranë tyre paraqitet ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 Nëntor. Dyshimet e prokurorisë janë se Kajmaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të dy n/ kryetarëve, pasi KQZ i hoqi mandatin më 1 Nëntor. Ndërsa avokati i Kajmakut pretendon se këto dy lëvizje janë bërë më 31 Tetor, siç e tregon edhe kjo shkresë. Për këtë arsye, ai mund të paraqitet te noteri për t’i dhënë prokurë avokatit për ta përfaqësuar. 

Kjo shkresë që mban firmën e drejtuesit të seksionit, Kolë Hysenaj, u është shpërndarë të gjitha zyrave të noterisë në vend.

“Noterët të njoftojnë policinë, nëse para tyre paraqitet Agim Kajmaku. Nëse nuk njoftojnë, noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore”, thuhet në shkresën e Prokurorisë.

Në një reagim në emisionin 'Pa Protokoll' në Report Tv avokati i Kajmakut, Isuf Shehu deklaroi se klienti i tij nuk ka ndërmend që të dorëzohet para drejtësisë, pasi për të njëjtën vepër penale, falsifikim janë pushuar me qindra hetime, ndërsa në rastin e Kajmakut u kërkua arrestimi.

Agim Kajmaku, i shpallur në kërkim me vendim gjykate është nën akuzë për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbri: 20/11/2019 10:26

    Kjo nuk ka nevoje per njoftim dhe paralajmerim. Noteri e ka detyrim ligjor te moskryeje asnje sherbim kur ai bien ndesh me ligjin . Shume vone jeni kujtuar Prokurore . Sa ceshtje keni hetuar me prokura te krimineleve ne arrati me prokura te leshuara nga vrimat ku ata fshiheshin dhe jo vetem nuk e keni ngritur zerin por edhe jane gjykuar e kane mbyllur ceshtje ne favor te tyre me denime qesharake . Nejse me mire vone se kurre . Po fryn nje fllad i lehte i drejtesise se re .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë