Elvis Rroshi ish kryebashkiaku i Kavajës është zyrtari i parë që do të hetohet nga Prokuroria pas hyrjes në fuqi të ligjit për dekriminalizimin.
Nisjen e hetimeve ndaj Rroshit e ka bërë me dije Prokuroria me anë të një njoftimi për mediat ku sqaron se “sektori i posaçëm në Prokurorinë e Përgjithshme nisi verifikimin, në bazë të të dhënave të vetëdeklaruara nga subjekti Rroshi në formularin e publikuar tashmë, si edhe në sqarimin publik të bërë nga vetë subjekti, lidhur me shkaqet e dorëheqjes së tij. Në këto kushte, u urdhërua nisja e hetimit për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
Akuza për të cilën është regjistruar procedimi penal ndaj Rroshit është ajo e falsifikimit të dokumenteve. Kjo akuzë sipas prokurorisë është ngritur pasi “Në bazë të verifikimeve paraprake, Struktura “Për dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme konstaton se subjekti Elvis Rroshi nuk ka shënuar në formularin e vetëdeklarimit dënimin e dhënë nga autoritetet italiane disa vite më parë’.
E ndërsa Roshi një ditë më parë do të sqaronte se sapo ishte njohur me një dënim të shumë viteve më parë kur ai kish qenë minoren, Prokuroria thotë se ai e ka pranuar publikisht që ka qenë në dijeni të këtij dënimi por s'e ka treguar.
Kur kanë kaluar 27 ditë nga afati i fundit për depozitimin e formularëve të vetëdeklarimit në njësinë e posaçme hetimore të prokurorisë për efekt të ligjit të dekriminalizmit nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për verifikim përfshi të gjitha institucionet shtetërore.
Dhe hetimi ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës siç pranohet nga Prokuroria ka nisur kryesisht me iniciativën e prokurorëve.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO