Prokuroria zbulon lidhjen e ‘KURUM’
me ish-prokurorin e Elbasanit, Gina

Prokuroria zbulon lidhjen e ‘KURUM’<br />me ish-prokurorin e Elbasanit, Gina<br>
Pas dërgimit në gjykatë të dosjes së KURUM, Prokuroria e Përgjithshme ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me hetimin e çështjes. Organi i Akuzës që drejtohet nga Arta Marku sqaron se dosja është një nga shkaqet pse u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferi, nga ish-titullari i Prokurorisë Elbasan, Dritan Gina. "Procedimi i mësipërm është një prej procedimeve, për të cilat u zëvendësua prokurorja Amanda Xhaferi, nga ish-titullari i Prokurorisë Elbasan, Dritan Gina" thuhet ne njoftimin e Prokurorisë.

Prokurorja Xhaferi pak kohë më parë deklaroi se Dritan Gina, i ka hequr në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin për funksionimin dhe organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme tre procedime penale. Sipas saj dosjet janë marrë pa dëshirën e prokurores. Sipas kallëzimit të Xhaferit, ka kërkuar që këto dosje ti rikthehen sërish asaj, por nuk i janë vënë në dispozicion. Ndërsa Prokuroria konfirmoi sot se njëra nga dosjet që i është hequr është rasti i KURUM-it.

Por ish-drejtuesi i Elbasanit, Gina ditën e shkarkimit deklaroi se humbja e dosjeve të prokurores ishte sajesë, ndërsa e cilësoi si naive.  “Tre dosjet janë në hetim nga prokuroria e Elbasanit, madje njëra e tyre sapo është dërguar për gjykim. Shfrytëzuan naivitetin, për të mos thënë injorancën e saj profesionale për të organizuar një kallëzim sajesë” deklaroi ai.

Dritan Gina u shkarkua nga kryeprokurorja e re Arta Marku nga posti i drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Gina e kundërshtoi vendimin duke e kallëzuar Markun te Krimet e Rënda. Jo vetëm Ginën, por edhe gruan e tij Rovena Gashi, Marku e liroi nga detyra e Njësisë së Dekriminalizimit.

 

d.b/shqiptarja.com

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij