Prokuroria zbulon teknikun IT të Drejtorisë së Tatimeve që shpërndau listën e rrogave! I punësuar në kohën e PD, por i besuar i LSI-së

TIRANË- Edhe pse nuk ka ende të dhëna zyrtare, prokuroria e Tiranës ka zbuluar tashmë “urithin”, një teknik IT që nga brenda Drejtorisë së Tatimeve nxorri të dhënat që përmbanin listën e pagave të mbi 650.000 shqiptarëve. Bëhet fjalë për A.A. teknik IT i Tatimeve i punësuar me një kontratë provizore në mars të 2013, në kohën kur ishte ende në qeverisje Partia Demokratike, e më pas i stabilizuar me kontratë me kohë të plotë në 2014, kur në krye të Tatimeve ishte Briseida Shehaj, e propozuar nga PS, por prej kohësh e lidhur me LSI, me të cilën edhe u kandidua.  

Pas hyrjes në fuqi të VKM 673/2017, A.A. është transferuar formalisht si staf i AKSHI-t ashtu si cdo punonjës IT tjetër i punësuar pranë Ministrive të ndryshme. Edhe pse merrte rrogën nga AKSHI, A.A. vazhdonte funksionin e tij brenda zyrave në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pikërisht këtu policia e koordinuar nga prokuroria e Tiranës sekuestroi kompjuterin e tij nga i cili nëpunësi i Tatimeve kishte shpërndarë database-n konfidenciale me të gjitha informacionet mbi rrogat e 650.000 shqiptarëve.  

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, prokuroria ka zbuluar se burimi i informacioneve të mbledhura nga A.A. ishte një kolege e tij, po ashtu nëpunëse e Tatimeve, e cila cdo muaj mblidhte informacionet mbi pagat e taksapaguesve shqiptarë për t’i shpërndarë në seli të ndryshme rajonale të Tatimeve. 

Kjo shpjegon pse nga hetimet nuk ka rezultuar asnjë hakerim i serverave të Tatime: “hajdutët” i kishin marrë të dhënat duke përdorur “ celësat e shtëpisë”.

I  pyetur nga prokuroria, A.A. ka deklaruar se i ka grumbulluar këto të dhëna për qëllime studimore. Por policia ka zbuluar se në të vërtetë tema e diplomës për të cilën pretendonte se kishte mbledhur të dhënat, ishte paraqitur shumë kohë më parë se kur ai i kishte kërkuar informacionet. 

Pjesa e skandalit që mbetet ende për t’u qartësuar është se përse A.A. i shpërndau këto informacione e sidomos me urdhër të kujt. Burime të prokurorisë bëjnë të ditur ndërkohë se kanë mbledhur prova reja që shpejt mund të zbardhin të gjithë ngjarjen.

B.K./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gora: 06/01/2022 14:33

    keta jane plerat qe kerkojne gjithmon stabilizim hy sh,,,,,

    Përgjigju
  • AltinTop: 06/01/2022 11:26

    Prandaj sna fusin ne BE se qenka mbush shteti me punonjes te Berishes?? ahahha gallat ky shtet!!

    Përgjigju
  • Edi: 06/01/2022 10:56

    Me fal po koston e ketij skandali kush e zgjidh. Kjo duhet te sherbeje per nje reformente thelle. Jo te kalon keshtu duke thene u gjet kush e shperndau. Edhe cfare qe u gjet. Pasojen nuk e ndalon dot. Por duhe ta shfrytezohet per te vene drejtesi per cdo padrejtesi ne paga. Po nuk u be kjo nga shteti, thjesht do vazhdoje te jemi rrumpalle

    Përgjigju
  • Lundushi: 06/01/2022 10:28

    Fajin e paska Saliu edhe ketu....hahahaaaa

    Përgjigju
  • Denis: 06/01/2022 09:54

    Andi Agaraj eshte punonjesi i IT. I besuar i Brisides ish drejtoreshes. Lidhjen bejeni vet se kujt ja ka dhene listen

    Përgjigju
  • RROFTE SHQIPERIA: 06/01/2022 08:22

    ME STATUS NEPUNESI CIVIL DHE ME KONTRATE PROVIZORE...MJERE KY VEND NE DORE TE KUJT KA RENE...

    Përgjigju
  • Arbëri: 06/01/2022 01:35

    Të gjitha id me nr personal sot janë në duart e vuçiçit (ballkan i hapur) e tani kinse e zbuluan një të vogël që nuk ka lidhje me këtë krim shtetrorë me në krye km bq !

    Përgjigju
  • Miri: 05/01/2022 22:35

    Prokuroria ka "zbuluar" koken e turkut. Pra nje nepunes qe ka patur listen ne kompiuter ose usb. Si duket e duhet nje emer ti mbyllin gojen dynjase. Si shume vite me pare me skandalin e emailit ne Raiffeisen ku zune nje te ngjashem dhe shoku Met Rrambllaku dha me qira shpine per zyra banke.

    Përgjigju
  • Cubi: 05/01/2022 22:22

    Sa qen e zagar ka shperndar leshi I ijes e Sali qeni neper institutions smeret me mend. Te gjith qent han paren e shtetit e te taksapaguesve shqipetare dhe ne darke shkojn raportojn tek eproret e tyre mundesisht te lerojn edhe xhepat ne rast se kan rjepur gje. Spaku ben mir ti futet shum thell hetimeve e te till si keta te shkojn pas hekurave.

    Përgjigju
  • E kapen....po c'kapen pa mire!!: 05/01/2022 22:18

    Konkluzioni eshte qe jemi popull pa disipline, pa shtylle kurrizore e te pafytyre, qe kapim nje pozicion pune e vegjetojme aty ne harmoni me rrumpallen administrate shteterore me ne krye partizanet edi rama, sal brisha, fatoC nano....e me rradhe kushdo qe ka qene me post ne administraten me kotë ne botë. Dhe ky popull ushqen rremujen si ne administrate e si jasht saj ne jeten e perditshme.....trafik, pushime, lokale, spitale, gjykata e kudo. Shyqyr qe paskan kap A.A....dhe tani do fleme te qete!!!! Pa se sistemi IT ne shtet bashke me SHEFAT E TIJ eshte ne nivele AMATORESKE.......kjo ska problem!!! Beni nje hetim nga koka o prokurori......lereni te vobektet, e tekniket, bjeruni kokave, kap drejtuesin e sistemit(qe mundesoi vjedhjen) dhe lere pa breke, e rrase brenda nja 15 vjet se dhunoi shqiptaret, e pastaj jepini nja 5 vjet edhe miut. Aaaa....histori shqiptare!!!!

    Përgjigju
  • andi: 05/01/2022 21:52

    e konkluzioni eshte fajin e ka saliu

    Përgjigju
    • shpellari: 06/01/2022 11:30

      po ta kishte pushuar nga puna edi sa mori qeverine do te thoje filloi lufta e klasave ...tani qe nuk e pushoi por ky miu filloi ti sherbeje atij bastardit vec per hallin e tij personal faji i kujt esht sipas teje se qenke politolog i modh ti andi?

    • Saliu: 05/01/2022 22:23

      Edhe per 30 vjet, pastaj do gjejmë një tjetër.

  • Sifi: 05/01/2022 20:59

    Futeni ne burg qenin ,plehren qe shfrytezoi detyren zyrtare per qellimi me politike .Ka bere krim te rende qe my bd te kete pasoja te renda sociale.25 vjet burg i ka hallall legeni

    Përgjigju
  • Resmiu: 05/01/2022 20:43

    Hajde lajm hajde, e nxorri ai i pd kur ishte drejtoreshe ajo qe kishte qef lsi....

    Përgjigju
    • altini: 06/01/2022 11:34

      o kombi jam dakort me ty por edhe sikur edi te i pushonte keta kamikaze te shpellarit e likes do ngriheshin e do protestonin se po ben dallime politike e po jep bakshishe te fushates njerezve te vet...nuk i gjindet ketyre bastardeve. tani ata i dhene nje shanc qe te punonte e re linte menjane tifozllikun por si i thone nje fjale:nuk rri qeni pa hengur m.t te shkoje tani te beje burg per shpellarin e per liken.aty ti shke..het nona se e meriton

    • Kombi: 05/01/2022 21:55

      Pse duhet kjo analize tani??? Taksapaguesit shqiptare votuan qe njeres partiak si ky te mos ishin ne administrate. Te mos jene as ata te PS e as te PD , por nenpunes te afte per te sherbyer popullit jo partive. Pergjegjesia eshte e qeverise per keto skandale dhe Rama duhet te jape llogari. Ai duhet te jape llogari edhe per zullumet e Berishes, Bashes apo Metes. Prandaj e votuam dhe boll me justifikimet banale. Ka 8 vjet qe qeverise dhe akoma zullumqaret jane perseri shume aktive. Populli vonon por nuk harron.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)