Prokurorja: Investigoni vendimin që më shkarkoi..apo venttingu është në duar të kriminelëve dhe politikës?! (LETRA)

Ish anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurorja me 16 vite karrierë, shkarkuar tre ditë më parë nga Kolegji i Apelimit ngre dyshime të forta se vendimi për ta përjashtuar atë është ndikuar nga krimi dhe politika. Në një letër të hapur ajo i kërkon selive dimplotaike dhe drejtuesve më të lartë të shtetit të hetohet shkarkimi i saj.

Prokurorja e Tiranës, Antoneta Sevdari e cila u shkarkua nga detyra me një vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i ka dërguar një letër të hapur ndërkombëtarëve dhe gjithë aktorëve politikë në vend, nga presidenti, kryeministri, kryeprokurorja e ministrja e drejtësisë, ku kërkon të investigohet ky vendim që sipas saj është i padrejtë.

Prokurorja thotë se e ka bërë detyrën e saj duke i shërbyer qytetarëve, por ngre dyshimet e saj përse mund të jetë marrë vendimi i shkarkimit.

Thotë se mund të jetë mungesë profesionalismi e trupës gjykuese të Kolegjit të Apelimit, nuk përjashton mundësinë e një shkarkimi të urdhëruar.

Do t'i vinte keq që Vettingu që ajo thotë se i besoi në fillim, mund të jetë kthyer një vegël në shërbim të kriminelëve që prokurorë e gjyqtarë i kanë çuar para drejtësisë.

Letër e hapur

E nderuar  znj. Ambasadore në detyrë e  SHBA  në Shqipëri!

I nderuar z. Ambasador i Bashkimit Europian  në Shqipëri!

Të nderuar Anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit!

Të nderuar Anëtarë të Komisionit  të  Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit nr. 115/2016, “Për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë”

I nderuar z. President i Republikës së Shqipërisë!

I nderuar z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë!

E nderuar  znj. Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë!

E  nderuar znj. Ministre e  Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë!

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Ju drejtohem sot të gjithëve Ju, forcave dhe aktorëve të përfshirë e të interesuar për zhvillimin e një sistemi drejtësie transparent, të fuqishëm e të drejtë në Shqipëri, në një gjendje dhimbjeje e indinjimi të thellë e, për më tepër, shqetësimi në rritje për të ardhmen e kësaj drejtësie që procesi i Vettingut kërkon të vendosë.

Vetëm disa ditë më parë, më 28 Shkurt 2019, unë, Antoneta Sevdari, deri atë ditë një prokurore prej mbi 16 vitesh në detyrë, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkarkova nga detyra e prokurores, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Më duhet qysh në fillim të pohoj se shpallja e vendimit më shkaktoi të tillë gjendje tronditjeje, pështjellimi dhe zemërimi mbytës, sa që m’u desh të  lija të kalonin disa ditë,  përpara se të bëja këtë deklaratë.

E gjej të nevojshme të bëj publike, e jo për interesat e mija personale, ndjenjën e pamundësisë për të kuptuar, kur dëgjova shprehjen “Shkarkohet për shkak të humbjes së besimit të publikut”.

Të publikut!

Të atij publiku për të cilin unë kam punuar me çdo qelizë të qenies sime gjatë gjithë 16 viteve të punës sime si prokurore!

Të atij publiku të cilit unë i kam përkushtuar vite të gjatë ditë-netësh jashtëzakonisht të vështira të një pune shumë serioze në mënyrë që të bëja gjithçka varej nga unë që të vendosej drejtësia!

Të atij publiku të cilin unë e mbaja brenda meje për të më dhënë forcë shpirtërore në të gjitha betejat jashtëzakonisht sfiduese në luftën  kundër kriminelëve të rrezikshëm!

Të publikut, të qytetarëve shqiptarë, interesin e të cilëve kam respektuar, pa përjashtim, e nuk e kam shkelur kurrë, duke punuar ndeshmërisht, pa u ndikuar nga interesat e kujdo, në një vend si ky yni ku korrupsioni, fatkeqësisht, mbretëron!

Qytetarëve shqiptarë, vëllezërve e motrave të  mija, bashkëqytetarëve të mi të zakonshëm e të thjeshtë, mbështetja, konfirmimi e mirënjohja e të cilëve më ka dhënë çdo ditë kurajo të ndjek paluajtshmërisht ligjin, e vetëm ligjin, për të siguruar barazinë e të gjithëve para tij!

Qytetarëve shqiptarë, babait e nënës sime e bashkëfshatarëve të tyre fermerë, puna e ndershme e të cilëve,  për të siguruar jetesën e përditshme më ka pajisur me një mburojë të padepërtueshme nga nënqeshjet, jo të rralla, përreth meje për “naivitetin” e “paaftësinë” time për të përfituar nga “benefitet”  e profesionit dhe për të bërë të “natyrshmen”, “përmirësimin e kushteve” të mija personale e familjes sime nëpërmjet favoreve të natyrave të ndryshme të fituara lehtë!

I nderuar publik! Të shumënderuar Qytetarë Shqiptarë! Të dashur bashkëqytetarë!

Unë,  Antoneta Sevdari, qëndroj sot këtu përpara jush me dhimbje, indinjatë e shqetësim të thellë por, krenare dhe e vendosur!

Kam luftuar fort! Kam sakrifikuar! Jam përplasur e i kam bërë qëndresë kujtdo që është përpjekur të më pengojë në misionin tim kundër kriminalitetit për sigurimin e paqes e drejtësisë në vendin tonë! Nuk e kam shkelur premtimin  e dhënë! Nuk jam zmbrapsur! Nuk jam lëkundur!

Ju kam shërbyer, ashtu siç u betova solemnisht, me transparencë, me ndershmëri, me profesionalizëm të lartë por, më e rëndësishmja, me devotshmëri dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie personale.

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!

Duke gjykuar nga rasti im, kam arsye të forta për të dyshuar nëse procesi i Vetting-ut po i shërben qëllimit, i cili unë besoj se është: “Largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe profesionalisht të paaftë dhe sigurimi i kushteve që prokurorët dhe gjyqtarët  me integritet dhe profesionalisht kompetentë të vazhdojnë t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare ashtu siç kanë bërë deri tani”.

Kur procesi i Vettingut filloi, unë,  personalisht, u mbusha me shpresë, sepse besoja që  drejtësia do të vihej në vend. Në rastin tim, faktkeqësisht, nuk ndodhi kështu.

Mos po shndërrohet edhe  ky në  një proces të korruptuar,  në një vegël në shërbim të hakmarrjes prej kriminelëve të cilët gjyqtarët dhe prokurorët, që i nënshtrohen këtij proçesi,  i kanë çuar përpara drejtësisë?

Mos ndoshta po përdoret  edhe ky proces, si një vegël në shërbim forcash politike të cilat, jo rrallë, fatkeqësisht, u shërbejnë interesave të tyre të ngushta politike dhe jo interesave kombëtare?

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!

Gjatë këtyre ditëve jam përpjekur të kuptoj një vendim të pakuptueshëm. Në analizën time të fakteve dhe ngjarjeve kam arritur në konkluzionin se shkarkimi im, u bë për një nga këto dy arsye:

·         Ose si rezultat i profesionalizmit të dobët në gjykim nga anëtarët e trupës së Kolegjit të Apelimit, që votuan për shkarkimin;

·         Ose (dhe ky rast është edhe më  flagrant,  sa i përket të ardhmes së drejtësisë shqiptare) ai ishte një shkarkim i urdhëruar, në shërbim të interesave me të cilat unë në punën time si prokurore jam përballur.

Unë Ju ftoj të investigoni dhe të merni të gjitha masat e mundshme në mënyrë që populli shqiptar të mos zhgënjehet edhe këtë herë. Kjo do të na kushtonte besimin e shqiptarëve në reformimin e sistemit të drejtësisë  dhe në proceset demokratike për zhvillimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë!

Unë nuk linda Prokurore. Unë zgjodha të bëhem. Si e tillë u kalita çdo ditë nëpër betejat gjatë procesit të hetimit si dhe në sallën e gjyqit duke  punuar që paqja dhe siguria në jetët tona të mos kërcënohen.

Unë isha, jam dhe do të mbetem një prokurore krenare.  Beteja ime nuk përfundon këtu. Unë jam betuar solemnisht t’Ju shërbej dhe do ta bëj këtë, edhe më e fuqishme, edhe më e guximshme!

Ju falenderoj për besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve dhe, në veçanti, gjatë këtyre ditëve.

Sinqerisht Juaja!

Antoneta Sevdari

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AAAA: 05/03/2019 10:18

    Antoneta Sevdari, njeri me vlera te rralla per te gjithe ata qe e njohin personin dhe punen e saj. Shembull qe misheron drejtesi,dinjitet,humanizem apo cdo vlere te mire. Besimi tek drejtesia e re u minua me shkarkimin te ndoshta nje nder personazheve qe meritonte me se shumti te qendronte aty ku ishte apo ndoshta edhe me lart. Nje thirrje edhe per gazetaret, te behen bashke dhe te hetojne kete rast te paprecendte padrejtesie. Trishtim te kuptosh qe jemi serisht aty ku ishim. Faleminderit

    Përgjigju
  • Xhevair: 04/03/2019 19:08

    Fakti qe kjo prokurore, njohese e ligjit, nderton pa leje, ia ben nul te gjitha perpjekjet e saja nder vite, per te vene drejtesine ne vend. Vetem ne Shqiperi, punojne ne shtet ( aq me keq ne organet ligjzbatuese ) njerez qe kane shkelur ligjin me te dyja kembet dhe ne menyre kaq flagrante.

    Përgjigju
    • Xhevair: 05/03/2019 14:48

      Pergjigje per Trimin ketu poshtem : Prokurorja disponon pasuri tokë arë me sipërfaqe 350 m2 në pronë të familjes, blerë në vitin 2001. Në këtë truall prokurorja ka një shtëpi banimi, ndërtuar pa leje dhe legalizuar në vitin 2013. Kete lexova une o Trim.

    • Trimi: 04/03/2019 23:51

      Lexo njehere pastaj komento se nga thashenexhinjte si ty u burgosen njerez per 50 vite radhe

  • Odeta: 04/03/2019 17:17

    Per Zotin me vjen shume keq qe drejtesia shqiptare humbi një vlerë të çmuar si kjo zonjë prokurore. Antoneta eshte me koken lart. Turp tju vijë juve qe me komentet tuaja i bini ne qafe padrejtesisht njerezve te ndershem.

    Përgjigju
    • lissius: 05/03/2019 15:06

      odeta me fal qe po nderhyj, por kur shoh komentin me duhet te nderhyj,,,, ajo prokurore qe se njoh fare kush eshte si juriste e zonja qe pretendon qe eshte duhet ti drejtohet gjednj ne starssburg dhe jo diplomateve e ku di une institucioneve tjera qe skan asnje lloj mundsie te nderhyjne ne kete proces gjyqesor sado i keq qe te kete qene. Sic duket nga menyra e perceptimit te drejtesise qe ajo shfaq tregon qe nga ana profesionale paska qene "berrno"

  • Shqiptari: 04/03/2019 16:49

    Kjo eshte e bindur ne pastertine e saj, besoj se duhet te shikohet dhe te behet publike pastertia ne 3 klasifikimet pasuri, profesion dhe inegritet personal dhe ti jepen publikut. Nuk jam dakort me akuzat qe ngre, por gabime njerezore dhe mund te ndodhin....

    Përgjigju
    • Pikepyetje: 05/03/2019 00:21

      Gabim mbi kurrizin e jeteve te njerezve s'duhen bere,sidomos nga Kolegji qe eshte shkalla me e larte e vetingut,se ku do e gjeje te drejten njeriu pastaj. Ky duket si rast flagrant po le te pritet vendimi I aresyetuar per te pare c'bereqet mbart

  • Real: 04/03/2019 16:48

    Eshte fatkeqesi per sistemin e drejtesise humbja e profesionisteve si Znj.Antoneta! Vetingu po kthehet vetem ne mjet presioni per te intimiduar gjyqtare e prokurore te ndershem e perkundrazi per tu dhene mundesi te mbushin thesin e fundit atyre te korruptuarve qe e turperojne drejtesine. Me perjashtimin e saj jepet mesazhi qe ata qe jane ende ne detyre duhet ti binden rryshfetit e urdherave te politikes.Kjo eshte pavaresia e gjyqesorit?Gjyqtare e prokurore duhet te kishin lene te gjithe punen ne 28 shkurt per te kerkuar standarte te qarta prej komisionit i cili here te sheh me sy te nenes e here me te njerkes....

    Përgjigju
  • Arben: 04/03/2019 16:45

    Neta mos u merzit. Nuk humbe ti por humbi sistemi drejtesise me largimin tend.

    Përgjigju
  • Arsen: 04/03/2019 16:35

    Lexova letren publike qe ish anetarja e KLP, Antoneta Sevdari i ka drejtuar nje numri te madh funksionaresh te larte te shtetit dhe Ambasadoreve te BE dhe SHBA. Nuk arrij te kuptoj mllefin e Antonetes pasi Vettingu (sipas mbrojtesve te ethshem te tij) eshte zbatuar me perpikmeri dhe KPK bashke me KPA po tegojne integritet. Perse valle zonja Sevdari shkruan nje leter kaq "naive" deri ne kufijte e patetikes duke akuzuar se procesi i Vettingut ka humbur besimin tani qe largoi nga puna zonjen prokurore? A mos valle ky proces ishte i besueshem kur la ne detyre Donika Prelen, Arta Markun, Zaganjorin apo Dvoranin? A ishte i besueshem ky proces kur perjashtoi nga detyra prokurore dhe gjyqtare qe kishin te njejtat cene me emrat e cituar me siper? Nese zonja Sevdari apo te tjere kane ankesa apo dyshime se ky proces eshte i drejtuar politikisht sot eshte shume vone per te ngritur zerin. Madje, me sakte, kjo eshte menyra e gabuar per te ngritur zerin. Pasi nje proces nuk shnderrohet ne te "pabesueshem" diten kur te vjen ty e keqja. Prandaj, letra publike e zonjes Antoneta dhe akuzat e saj ngjajne si rrefimet e shokut Feçor qe ne gjyq shprehej se sigurimi i shtetit e kishte torturuar ne formen me cnjerezore. Cfare do te mbillni do te korrni te nderuar...

    Përgjigju
  • Ilir: 04/03/2019 16:07

    Ah filluat me ankesa tani?? Po sa vuajne padtjetesite e races tuaj Sa leke keni ju rroni 7 breza Ju jeni per Gjyq populli te ktheni cfare keni grabitu Ke teser PD??

    Përgjigju
    • Drejtesia: 04/03/2019 17:38

      Ti ilir duhet te kesh dal nga selia e ps qe shkruan keshtu. Aty u shit vettingu per arritje se ne fakt eshte shpetim i politikaneve te korruptuar qe dikur vidhnin naten tani vjedhin hapur fare dhe diten . E skane frike se prokuroret e gjyqatret i telendisen ne gjyqe si ne 45

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës