/ATSH/- Zhvillimi dhe promovimi i resurseve natyrore shqiptare në përgjithësi, dhe ato bregdetare në veçanti, ishte në fikus të takimit që ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi sot me Parlamantaren dhe kryetaren e Grupit Parlamentar Francez të Miqësisë Francë-Shqipëri, Znj. Viviane Le Dissez, Ambasadorin Francez në Tiranë, Z. Bernard Fitoussi dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare Franceze.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Koka në rrjetin social Facebook ku konfirmoi se gjatë takimit u diskutua mbi vlerat e resurseve natyrore shqiptare në përgjithësi, dhe ato bregdetare në veçanti duke u theksuar zhvillimi dhe promovimi i tyre jashtë kufijve të vendit.
"Shpreha falenderimet e mia për Zonjën Le Dissez për mbështetjen e dhënë nga pala franceze dhe vëmendjen e treguar kundrejt mjedisit shqiptar. E sigurova delegacionin francez për bashkëpunim të frytshëm mes palëve tona", deklaroi ministri i Mjedisit