Promovimi, arkitektura italiane
si pasuri e përbashkët kulturore

Promovimi, arkitektura italiane<br />si pasuri e përbashkët kulturore<br>
Dëshmitë arkivore e historike sesi artistët e mëdhenj italianë të arkitekturës Vitorio Ballio, Giulio Rosso, Giuseppe Bottai e më gjerë i dhanë jetë hapësirës urbane në Shqipëri, janë përmbledhur në librin “Interpretimi i hapësirës urbane dhe arkitektonike të aksit të strukturës së Tiranës”. 

Libri, fryt i bashkëpunimit mes studiuesve të ardhur nga Universitetet italiane e shqiptare u promovua në një konferencë shkencore në Politeknikun e Tiranës. Promovimi u bë nga Instituti Italian i Kulturës në praninë e drejtoreshës Adriana Frisena. 

“Me këtë libër u përmbyll me sukses nisma e Ambasadës Italiane dhe e Këshillit të Bashkimit Europian për trashëgiminë e arkitekturës italiane në Shqipëri, duke e rikthyer vëmendjen tek ndërhyrjet restauratore për ruajtjen e kësaj trashëgimie të përbashkët kulturore.”

Libri në shqip dhe italisht i kuruar nga Armand Vokshi dhe Frida Pashako ka për objekt arkitekturën italiane në Shqipëri te viteve ’20 deri në vitet ’40 të shekullit të kaluar .

Pas librit “interpretimi i hapësirës urbane” është prezantuar edhe projekti “Prania italiane në Shqipëri midis viteve 1924 dhe 1943”

Redaksia Online
N.M/shqiptarja.com

 

 

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari