TIRANË- Promovohet në Ministrinë e Mbrojtjes Libri "Pesha dhe bukuria e uniformës" me autor n/kolonele në rezervë Lida Grazhdani, ndërsa Ministrja Mimi Kodheli e ka konsideruar këtë libër një mesazh të fortë për të gjithë shoqërinë shqiptare, pasi përmes penës pasqyrohen vështirësitë e femrës ushtarake.
Ky promovim erdhi në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe në vazhdim të aktiviteteve të organizuara nga Ministria e Mbrojtjes. Kështu, nën kujdesin e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në sallën e auditoriumit u zhvillua sot, promovimi i librit "Pesha dhe bukuria e uniformës" me autor n/kolonele në rezervë Lida Grazhdani. Në këtë veprimtari kulturore ishin të pranishëm: ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu dhe Mimoza Hafizi, si dhe shumë figura të tjera të njohura të artit dhe kulturës, gra dhe vajza ushtarake të FA etj.
Gjate promovimit te Libri ne MM
Fjalën e hapjes e mbajti n/kolonele në rezervë Liljana Mero, e cila pasi vlerësoi punën e bërë nga stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe në veçanti nga ministrja e Mbrojtjes Kodheli për realizimin dhe botimin e këtij libri, u ndal në disa veçori të librit që e bëjnë atë unik në llojin e botimeve ushtarake e më gjerë.
Në fjalën e saj të përshëndetjes ministrja e Mbrojtjes Kodheli theksoi se, jam e lumtur që ndodhem sot në këtë ceremoni promovimi të librit "Pesha dhe bukuria e uniformës", të autores Lida Grazhdani. Siç e keni vënë re, ky muaj vazhdon të jetë i mbushur me një gamë të gjerë aktivitetesh, në kuadër të festimeve, me rastin e 102-vjetorit të pavarësisë dhe 70-vjetorit të çlirimit të vendit. Aktiviteti i sotëm për të cilin jemi këtu, zë një vend të veçantë në këtë drejtim, jo vetëm sepse është duke u mbajtur në këtë muaj të jashtëzakonshëm kujtese dhe krenarie kombëtare, por dhe sepse shkon mbrapa në histori, duke shpalosur në një mënyrë krejt të veçantë, transformimin e FA shqiptare. Në historinë tonë kombëtare, ka vijuar më tej Kodheli, femra shqiptare nuk e ka pasur aspak të lehtë, prandaj pasqyrimi asaj "bote" me anë të penës, duke i vendosur të tjerët në koshiencë me realitetin sfidues femëror në ato vite, është një mesazh i fortë për të gjithë shoqërinë shqiptare dhe në ditët e sotme.
Gjate promovimit te Libri ne MM
Ndërsa nënvizoi rëndësinë e këtij libri, ministrja Kodheli u shpreh e hapur për të dëgjuar ide të tilla domethënëse të cilat do i mbështesë pa hezitim. Ka ardhur koha, që shoqëria shqiptare të jetë pro-aktive ndaj librit, pasi në gjykimin tim kjo është forma më e mirë për një shoqëri të shëndetshme dijesh".
Autorja e librit, Lida Grazhdani u ndal shkurtimisht në përmbajtjen dhe misionin e librit, rrugën që përshkoi ai deri në dritën e botimit, si dhe falënderoi ministren e Mbrojtjes Kodheli për mbështetjen dhe kujdesin e treguar për botimin e këtij libri.
Të pranishmit i përshëndeti edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Libri "Pesha dhe bukuria e uniformës" sjell në vëmendje të publikut të gjerë brezin e parë të 70 vajzave që ndoqën shkollën ushtarake në vitet 67-69 dhe karrierën e tyre të mëvonshme në radhët e ushtrisë shqiptare./ATSH/
/Shqiptarja.com