Promovohet libri ‘Herbert dhe Shqipëria e pavarur’, autori: Diplomati britanik, avokati i çështjes shqiptare

“Aubrey Herbert dhe Shqipëria e pavarur” është libri që u promovua sot në Qendrën “Nacional”. Në vepër përfshihen letërkëmbime të rëndësishme të Herbert dhe pjesë nga ditari i tij, por theksi qendror i autorit Muharrem Hasan Shqarrit ka qenë kontributi që ky diplomat ka dhënë për vendin tonë. Studiuesi Uran Butka e konsideron Herbert një personalitet të përkushtuar në mbrojtje të vendit tonë.

Aubrey Herbert dhe Shqipëria e pavarur, një personalitet i shquar britanik, miku më i madh i shqiptarëve në të gjitha kohët, që nga viti 1907, kur sa nisi lëvizja atdhetare e çetave patriotike erdhi në Shqipëri. ka ardhur tetët herë derisa u shpall Shqipëria e Pavarur.

Uran Butka, studiuesi

"Diplomati dhe oficer anglez u lidh shumë me Shqipërinë, aq sa mund të konsiderohet miku më i madh i shqiptarëve në të gjitha kohët, që pati lidhje të forta me Ismail Qemalin, Ahmet Zogun dhe Mit’that Frashërin", është shprehur autori i librit Muharrem Shqarri. 


Sidomos me Ismail Qemalin në 1912 dhe 1913 pati bashkëpunim, madje i kërkoi që të bëhej princ, para se të shpallet Princ Vidi. Përmes kësaj shoqërie që ishin mbledhur ndërkombëtar u arrit që të mbrohet çështja shqiptare. Që nga viti 1913 e në vijim lidhjen më të madhe e pati me Mit’hat Frashërin.

Uran Butka, studiues

Në Konferencën e Paqes në Londër, delegatët shqiptarë gjetën përkrahje tek ai si këshilltar. Kontributi i tij në arenën ndërkombëtare për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë.

Pati dilema edhe debate për kufijtë e Shqipërisë, por pas Luftës së Parë Botërore, jo vetëm si politikan, ndihmoi që Shqipëria të mos copëtohej. Jo vetëm në konferencën e Paqes në Paris, që ndihmoi që Shqipëria të pranohej me lidhjet e tij.

Figura e  Aubrey Herbert është një nga figurat më të ndritura, që ka dhënë kontribut në Shqipëri, më shumë sesa çdo shqiptar. Ka qenë avokati i çështjes shqiptare, diplomat i Shqipërisë, në një kohë që Shqipëria nuk kishte përfaqësues në vende të ndryshme.

Muharrem Hasan Shqarri, autori i librit

Libri është botuar nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja