TIRANE- Enti Kombëtar i Banesave fton të gjithë pronarët e ligjshëm të të aplikojnë, për të fituar të drejtën e pronësisë mbi shtëpitë e shpronësuar nga regjimi komunist. Enti ka publikuar në faqen e vet zyrtare edhe formularin përkatës për aplikimin nga ana subjekteve të shpronësuara bashkë me dokumentacionin që duhet të plotësojnë.
“Në mbështetje të Aktit Normativ nr.3, datë 1.8.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara’’, ligjit nr. 82/2012, datë 13.09.2012, “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 3, datë 1.8.2012, të Këshillit të Ministrave "Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara", duke qenë se dhe sot më datë (X), (X) ditë pas datës 1 nëntor 2012, nuk ka ndodhur ende lirimi dhe dorëzimi vullnetar i kësaj prone, pasi ajo përdoret/mbahet e mbyllur nga ish Qiramarrësi”, specifikon një nga pikat e formularit.
/Shqiptarja.com