TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka zbardhur të gjitha vendimet për Tiranën, nga të cilat rezultojnë se më shumë se 1 mijë dosjeve u mungon planvendosja apo harta përkatëse. Ligji i ri për kompensimin e pronës parashikon një hapësire gjashtë mujore për aplikimet e reja nga pronarët, ndërkohë që kjo hapësirë do të përdoret edhe për të plotësuar mungesat e hartave apo të planvendosjeve nga personat për të cilët është marrë një vendim nga ana e AKKP.

“Shqiptarja.com” publikon sot listën me 1 mijë pronarë të cilët duhet të paraqesin planvendosjet apo hartat që i bashkëngjiten dosjeve të tyre. Bie në sy se për një pjesë të pronarëve mungojnë tërësisht hartat apo planvendosjet, ndërkohë që një pjesë tjetër kanë paraqitur dokumente pa vula apo certifikimet e nevojshme për t’i bërë ato të vlefshme.