Pronari me COVID-19 në Elbasan / ISHP- policisë: Hapni kamerat të shohim kush ka pirë kafe në lokalin që rrinte fshehurazi hapur...testohen 45 persona kontakti

ELBASAN - Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan i ka kërkuar policisë hapjen e kamerave të biznesit ku rezultuan pozitiv me koronavirus dy pronarë burrë e grua. Pak ditë më parë u publikua rasti i këtij çifti, i cili në të njëjtën kohë kur nuk lejohej kishin mbajtur të hapur lokalin e tyre.

Më synim gjurmimin e rasteve të tjera që kanë të bëjnë me këtë situatë tashmë ISHP ka kërkuar ndihmën e policisë.

Deri më tani burime bëjnë me dije se janë marrë 45 monstra të personave që kanë patur kontakt me çiftin gjatë kohës që lokali qëndronte hapur. Kjo ka ndodhur në dy kohë të ndryshme. ISHP fillimisht ka marrë 20 testime, ndërsa më pas ka shtuar edhe 25 të tjera.

Gjithsesi mbetet e vështirë për të identifikuar të gjithë personat që kanë marrë shërbim gjatë kohës kur biznesi ka qenë i hapur.


Lajmi kryesor:

17 raste të reja në 24 orë me COVID-19 në Shqipëri! 154 pacientë të shëruar/ Bilanci i ri


Ne.k./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 08/04/2020 15:53

    Ndryshoni ligjin, rasteve si ky ti hiqet e drejta per te bere biznes deri ne tre breza, godina te prishet pasi eshte ndertuar ne sheshin e pallatit, biznesleshi te gjykohet me akuzen Krime kundra njerezimit, 50 vjet pa te drejte lirimi. Dmth "te thata dhe te njoma" 50 vjet, taksative.

    Përgjigju
  • Faisbe: 08/04/2020 15:30

    Ne Elbasan ka revolte dhe neveri per kete subjekt te korruptuar si dhe per prokurore,gjykates apo pedagoge te universitetit Elbasan qe hanin e pinin si kokrra idiotesh moronike. Mjere keta tipa dhe familjaret, gjithe kontaktuesit e tyre. Nese ka nje fije seriozitet e skrupulozitet agjencite ligjzbatuese ketij "daveti" injorantesh duhet ti shkojne deri ne fund pas perfundimit te situates, duke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend