Pronarët në Vlorë ‘kyçin’ lokalet në shenjë protestë, operatorët: Të shmangen furgonat e policisë nga sytë e turistëve, nuk meritojmë një shfaqje të tillë

Dhjetëra qytetarë kanë shijuar shëtitjen buzë detit në Vlorë, mbrëmjen e sotme, pa patur mundësinë që të ulen në kafe, apo të darkojnë, pasi lokalet kanë vendosur që të mbyllin në shenjë proteste bizneset e tyre.

Një nga përfaqësuesit e bizneseve, Vasil Bedinaj, u shpreh në një deklaratë për mediat se ato kërkojnë që ora muzikore të jetë e njëjtë me orën policore dhe ato të jenë të lirë që të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ai bëri thirrje që të shmangen sa më shumë furgonat e policisë nga sytë e turistëve, pasi Vlora nuk meriton shfaqje të tilla.

‘Të gjendet një bashkëpunim mes policisë dhe operatorët turistike. Të shmangim furgonat e policisë nga sytë e turistëve. Nuk po flitet për muzikën e lartë. Po flasim për një fshë orari të hapur dhe duhet një muzikë në sfond. Nesër do të marrim një vendim në orët në vijim. U bën presion kryeministri reagojnë, kryeministri nuk u ka bërë presion dhe ato nuk veprojnë. Nuk e meriton Vlora shfaqje të tilla, me furgona, me skafandra. Të gjendet një formë bashkëpunimi me bizneset dhe me policinë. Greqia ka ‘printuar’ lek për biznesin, ne kemi marrë vetëm 40 mijë lekë për 3 muaj.’- u shpreh biznesmeni Vasil Bedinaj.

Pronarët e lokaleve kërkojnë, që të kenë në sfond muzikë deri në orën 12:00, si dhe ora policorë të shtyhet deri në orën 02:00 të mëngjesit. Ato bënë thirrje, që turistët të mos shohin furgonat e policisë në këtë sezon turistik.

‘Kemi paralajmëruar një mbyllje totale për 24 orë. Shiko sa lezet ka zot, nuk ka polici në sfond. Nuk duam gardhin policor. Fasha orarit të paktën të kalojë deri në orën 2. Në nuk mund të ndjekim klientët. Nga ora 24-2 të mëngjesit janë më në pakicë klientët. Fsha muzikore që në kërkuam, ishte si një karamele, por kërkojmë deri në orën 24 që të kemi  një sfond muzikor në mënyrë sa më të denjë denjë për qytetarët. Ne jemi qytet turistik pasi na takon që të jemi një qytet i denjë, i kemi quajtur ‘orare mortore’. Hapin e parë e bën deri këtu. Presim që qeveria të reagojë, sepse nuk është ndotje policore. Kërkojmë që ora 24 të shkojë deri në orën 2. Ne nuk jemi ai lloj mentaliteti dhe psikologjie që kundërshtojmë ligjin, por kërkojmë të njëjtën gjë nga policia. Po presim përgjigjen e kryeministrit. Kjo protestë të merret seriozisht nga qeveria.’- u shpreh Ervin Sota, operator turistik.

Ndërkohë që qytetarët në një prononcim për Report Tv ato thonë se të dyja palët, si qeveria apo bizneset duhet të reflektojnë, pasi kjo gjë po dëmton turizmin.

‘I bashkohemi protestës edhe ne. Qeveria duhet të reflektojë.'- tha një qytetarë.

'Dikush tjetër e vlerëson këtë punë. Nëse mendojnë ato se më mirë do të jetë, ashtu masat do t’i respektojmë.' u shpreh një tjetër.

'Tani për qytetarët e Vlorës është problematike. Duhen hapur sa më shpejt është momenti të shijon lokalet. Të dyja palët duhet të reflektojnë.'- tha një turist.

'Shoh që shumë restorante janë mbyllur, por lexova se po bëjnë protesta për situatën e masave anti-COVID. Nuk është mirë për shumë turistë.’- tha një qytetarë.


Lajmi kryesor:

Pronarët e bareve e restoranteve në Vlorë sërish në protestë, pas shiritit ‘skenë krimi’ rrethojnë bizneset e tyre me qirinj, biznesmeni: Të shmangen furgonat e policisë nga sytë e turistëve


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë