Më shume se 150 prindër të femijëve që frekuentojnë shkollën Albanian College Tirana (ACT) në Tiranë dhe Durrës  janë vënë nën presionin e pronarit të kësaj shkolle për të parapaguar tarifat e shkollimit të fëmijëve.

Për të kryer pagesat, prindërit kanë kërkuar pajisjen me fatura tatimore, por pornari i shkolës nuk pranon.

Konflikti ka avancuar ndjeshëm mes prindërve që kërojnë që shkolla të lëshojë një faturë tatimore për pagesat e pretenduara, dhe pronarit të shkollës, Astrit Veliaj, që ka arritur deri aty sa të kërcënojë prindërit se nëse pagesa nuk kryhet deri në datë 18/04/2019, femijet do të nxirren nga mësimi dhe do të “burgosen” ne biblotekën e shkollës, deri sa prindërit t’i marrin nga shkolla, për të mos i sjellë më në ditët në vijim.

E-maili i derguar nga 'Albanian College Tirana' për prindërit
 

Një pjesë e prindërve, të detyruar nga presioni që Veliaj po ushtron te fëmijët, janë detyruar të paguajnë pa faturë, vetëm e vetëm që fëmija i tyre mos të dhunohet psikologjikisht nga ish-deputeti i PD. Gazeta disponon një korenspodencë me emaile mes pronarit të shkollës dhe prindërve rreth kësaj situate, e cila duket anormale dhe prek në thelb të drejtat e fëmijëve dhe heqjen e lirisë së tyre nga pronari i shkollës, si dhe imponon një mënyrë të paligjshme të pagimit të tarifave shkollore.

Prindërit po bëjnë përpjekje të vënë në dijeni Ministrinë e Arsimit, si organi që është i ngarkuar nga ligji për licensimin dhe kontrollin e institucioneve arsimor, si dhe organet tatimore, të cilat duhet të inspektojnë të gjithë veprimtarinë financiare të personit juridik UFO shpk, pasi paligjshmërinë e kanë të ulur këmbë kryq në shkollën Albanian College Tirana (ACT) te Zogu i Zi.

Kjo sjellje e pronarit të shkollës, i cili arsimimin për vete nuk e ka patur prioritet, ka revoltuar të gjithë prindërit, të cilët në shumicë mund të marrin vendimin për t’i hequr fëmijët nga ajo shkollë./ TEMA