Pronari i anijes shqiptare të bllokuar në Libi, Eduart Skora deklaroi në një lidhje telefonike për Report Tv se autoritetet e shtetit afrikan nuk kanë më pretendime dhe shumë shpejt do të lirohet nga porti për të vijuar itinerarin e kthimit.
 
Përsa i përket klandestinëve, ai shprehet se ishin 300 deri 500 që hipën në anije në momentin që autoritetet e kthyen në port për verifikime dhe plaçkitën.
 
Eduart Skora përsërit se gjendja e ekuipazhit është shumë e mirë, ndërsa kritikon sjelljen e autoriteteve për kapërcimin e situatës së krijuar.

Anija shqiptare, sipas Eduart Skorës ishte ngarkuar me rërë dhe destinacion kishte Maltën, ndërsa u ndalua tre ditë më parë për verifikime për dyshime për kontrabandë.
 
Ekuipazhi përbëhet nga marinarët shqiptarë; Xhodet Celaj, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Jurgen Balla dhe tre malazezë.

 
INTERVISTA E PLOTË PER REPORT TV E PRONARIT TE ANIJES

Ku ndodhemi këto momente?

Sikur iu thash edhe dje, anija ndodhet në Tripol, pret procedurat pas investigimit, anija është e pastër, nuk ka më pretendime nga Libia. Sot kam komunikuar, njerëzit janë shumë mirë, u kanë cuar ushqime në port. Pres të lëviz anija nga aty.
 
Si janë futur klandestinët?
Më qartë për këto detaje, sa dini ju di edhe unë. Do u jap kontaktin e anijes të flisni edhe ju. Rëndësi ka që ata janë mirë. Presim që anija të lëvizë, që do të thotë se anija është në rregull, është komplet e sigurt. Njëri thoshte 300- tjetri 500 klandestinë kanë hipur, autoritetet i kanë zbritur dje.
 
Po flisni për një numër të madh, si është e mundur që kanë hipur?
Po në Libia pra. Si e kthyen anijen kanë hipur...
 
Kanë hipur me dhunë?
Po me dhunë, në Libia. Kush i ka pyetur njerëzit e mi, kanë plaçkitur, kanë vjedhur, ushqime. Megjithatë për detaje për të rëndësishme do u jap nr. e kontaktit.
 
Kur ju konstatuat se kishte klandestinë, pse u nis anija?
Anijen e ka kthyer roja, anija nuk ka qenë me klandestinë. Kur ka ardhur për investigim, kanë parë që anija është e pastër, banda ka përfituar, kanë hipur lart, këto i kam nga kapiteni. Ai thotë ju lutem merrni masa, se po vijnë njerëz nga bregu dhe po hipin në anije.
 
Klandestinët janë mbajtur, si është vepruar?
Klandestinët kanë hipur, sipas mesazhit, kanë hipur nga ora 10:00 dhe nga ora 15:00-16:00 janë zbritur, se ata nuk zbrisnin.
 
Si është gjendja e ekuipazhit?
Do u jap numrin të flisni. Unë ta thash, gjendja e ekuipazhit është e sigurt dhe janë shëndoshë e mirë. Kanë trauma, por janë mirë. Pres të lëvizë anija.
 
Kjo është hera e parë që udhëtoni nga Tripoli në Maltë?
Kjo është hera e parë nga ai port, por në Libi kemi udhëtuar shpesh.

Dua të sqaroj diçka..Marr shkas nga një telefonatë, më thotë jam në linjë me ministrin dhe thotë a ua paguan ti biletat njerëzve. Po pati që anija ka probleme do ketë bashkë me njerëzit...
 
Po autoritetet si kanë vepruar?
Autoritetet flasin vetëm broçkulla. Ambasadori ynë me cilin ka biseduar? Prandaj hallin e kam unë, por shyqyr që nuk ka ndodhur asgjë. Maksimumi anija nesër lëviz nga aty.