Pronari i dyqanit mësim falas
poshtë urës fëmijëve të varfë

Pronari i dyqanit mësim falas<br />poshtë urës fëmijëve të varfë
Fëmijët që kanë luksin të marrin dijen në kushtet më të favorshme shumë shpesh nuk janë të vetëdijshëm mbi fatin e madh që kanë. Në botë gjenden mijëra fëmijë që ëndërrojnë kushtet e tyre, por që gjithsesi nuk heqin dorë nga dija edhe në rrethana tejet të vështira.
 
Kjo është historia e shumë vogëlushëve të varfër në Indi. Por në anën të tjetër të kësaj pamje të trishtë ekziston edhe një veprim human që ndoshta është mënyra më e mirë për të nxjerrë nga mjerimi këta fëmijë.
 
Rajesh Sharma, pronar i një dyqani për shtatë vite me radhë ka dhënë mësime falas për të vegjlit e varfër...dhe jo në klasa, po poshtë një ure. Kjo nismë është ndërmarrë prej tij vetëm sepse para shumë vitesh ai vetë ishte detyruar të hiqte dorë nga kolegji për shkak të pamundësive ekonomike.
  
Mësimet që ai jep zgjasin nga ora 9 deri në 2 dhe ndiqen nga rreth 200 fëmijë, të cilët më pas ndjekin edhe shkollën.
 
Lëndët që vogëlushët marrin nga Sharma përfshijnë anglishten, hindunë, shkencën, matematikën, historinë dhe gjeografinë.
  
Fillimi i mësimit nuk njoftohet nga një zile dhe nuk ka vende për t’u ulur apo tavolina, gjithçka që ka kjo “klasë” është një tabelë e improvizuar që i përket murit të një ure. 
 
Mënyra më e mirë të nxjerrësh të varfrin nga mjerimi ndoshta nuk është t’i japësh lëmoshë, por dije...

te varfer

[gallery]20676[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!