Qiraxhiu, plagos nënë e bir, sepse nuk iu kishte paguar faturën e energjisë elektrike për dyqanin që iu kishte dhënë me qira.  Emanuel Toska, 19 vjeç, banues në Kavajë, u arrestua nga policia për plagosjen e dy personave nënë e bir, në lagjen nr.5 në Kavajë.
 
Sipas policisë, të martën rreth orës 11:00, Toska është konfliktuar me dy qiramarrësit e tij, I.H, 48 vjeçe dhe A. H, 22 vjeç, nënë e bir. Palët janë konfliktuar mes tyre, për shkak se Toska ka pretenduar se qiramarrësit e dyqanit të tij, nënë e bir, nuk i kanë paguar energjinë elektrike.
 
Në grindje e sipër, Toska goditi me thikë nënë e bir, duke i lënë ata të plagosur. Pas ngjarjes, policia arrestoi të dyshuarin, ndërsa dy të plagosurit u dërguan në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com