Pronari i lokalit në Itali e përzuri, shqiptari kthehet dhe e sulmon me hanxhar (VIDEO)

ITALI- Një debat mes një shqiptari dhe një italiani për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi mbrëmjen e së dielës (17 dhjetor). Ngjarja ka ndodhur në Vetralla pranë Romës, ku italiani Cristian Dolci pronar i një lokali ka përzënë një shqiptar i cili ishte i dehur dhe po bënte veprime të pahijshme dhe ngacmonte klientët e pranishëm.

Mediat italiane shkruajnë se pasi bëri gjestet e turpshme në lokal, shqiptari u përzu nga italiani për t;u kthyer pas disa minutave me një thikë të madhe në dorë (hanxhar) me të cilën sulmoi pronarin e lokalit. Ky i fundit arriti t’i shmangej goditjes dhe mori në dorë një karrige për t’u mbrojtur. 

Në video dëgjohen edhe zëra të të pranishmëve të cilët tmerrohen nga tentativa e shqiptarit për të sulmuar pronarin e lokalit, i cili u kërkoi më pas të thirrnin karabinierët për të bërë të mundur arrestimin e agresorit. 

 

 

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja