Zoran Damjanoviç, pronari i kompanisë Montenegro Defence industry" rezulton se është ortak dhe bashkëpuntor i vjetër i trafikantit ndërkombëtar të armëve Heinrich Thomet.

Drejtori Ekzekutiv i MDI-së, Zoran Damjanoviç duket se përfaqëson një prej lidhjeve më të rëndësishme të shtetit serb dhe atij malazez në tregtinë e armatimeve.

Një dokument zyrtar i Ministrisë së Financave të Malit të Zi i siguruar nga Shqiptarja.com jep të dhëna në lidhje me kompaninë tregtare Tara Precision" ku shteti malazez zotëron 39 përqind të aksioneve ndërsa 61 përqindëshin tjetër e zotërojnë disa aksionarë të tjerë, mes të cilëve trafikanti ndërkombëtar i armëve Heinrich Thomet sëbashku me Damjanoviç.

ZBULIMI I SHQIPTARJA . COM
Ministria kontratë me ortakun e Heinrich Thomet
"Në vitin 2011 drejtori i MEICO-s Granit Leka ka marrë një letër të mbërritur nga një kompani malazeze e cila e informonte në lidhje me sasinë e municioneve të blear nga kjo kompani në Shqipëri për vitet 2010- 2011. Kompania është "Montenegro Defence Industry"( MDI) dhe letra është firmosur nga drejtori I kësaj kompanie, një shtetas serb i quajtur Zoran Damjanovic. Në letër specifikohen qindra mijëra municione që kjo kompani deklaron se ka blerë në Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare. Drejtori Ekzekutiv i MDI-së, Zoran Damjanoviç duket se përfaqëson një prej lidhjeve më të rëndësishme të shtetit serb dhe atij malazez në tregtinë e armatimeve. Një dokument zyrtar i Ministrisë së Financave të Malit të Zi i siguruar nga Shqiptarja.com jep të dhëna në lidhje me kompanitë tregtare që operojnë në këtë shtet dhe ku vetë shteti Malazes zotëron një përqindje të paketës së aksioneve. Mes kompanive është edhe "Tara Precision" ku shteti malazes zotëron 39 përqind të aksioneve ndërsa 61 përqindëshin tjetër e zotërojnë disa aksionarë të tjerë, mes të cilëve trafikanti ndërkombëtar i armëve Heinrich Thomet dhe kontraktori ekskluziv i Ministrisë Shqiptare të Mbrojtjes Zoran Damjanoviç."- shkruante dje gazeta Shqiptarja.com (print)
(hh/sg/shqiptarja.com)