Familja shqiptare me 4 anëtarë, mes të cilëve dy fëmijët e mitur 1 dhe 2 vjec u ekzekutuan nga pronari i shtëpisë ku ata banonin, Sakis Varvaresos, i cili pranoi krimin në polici pas arrestimit.
Ai tha se ciftin e qëlloi me armë ndërsa në vijim mbyti dy fëmijët e mitur pasi ata nisën të qanin dhe kishte frikë se mos zbulohej vrasja.
60 vjecari grek ka pohuar në polici se vrau familjen shqiptare pasi ata nuk po largoheshin nga banesa e tij të cilën e kishin me qira dhe me kontratë të rregullt.
Sakis Varvaresos pranoi se kishte planifikuar vrasjen dhe se kishte hapur një gropë për të varrosur viktimat dhe për të zhdukur trupat e tyre.
Identifikimi i autorit të krimit u bë nga një patrullë policore që vu në ndjekje të tij zonën e Pirgosit duke vijuar për rreth 120 km. Kur automjeti i tij iu afrua qytetit të Patras, një pritë me dhjetëra forca policie e ndaluan pasi 60 vjecari qarkullonte ende me armë dhe përbënte rrezik edhe për të tjerë.
Fqinjët e 60 vjecarit kanë pohuar se ai ka probleme të çrregullimit mendor dhe në në të kaluarën është mbajtur për pak kohë në një spital psikiatrik. Edhe pasi ka dalë ka vazhduar aktet mizore duke keqtrajtuar dy ish gratë e tij dhe fqinjët.
Armando dhe Maria Kloci jetonin prej vitesh në Greqi me fëmijët e tyre. I vetmi i mbijetuar ishte fëmija i tretë 11 vjeçar, që Maria kishte pasur nga një martesë tjetër.
Fillimisht u dyshua se autori i krimit ishte ish bashkëshorti i 37-vjeçares duke qenë se djali që erdhi në jetë nga martesa e tyre nuk u vra. Por ish bashkëshortit pasi dëgjoi për akuzat u vetëdorëzua në polici duke thënë se ishte i pafajshëm dhe nuk kishte dorë në vrasje pasi ndodhej 300 km larg vendit të krimit.
Komente












Vareni qenin....
Përgjigju