TIRANE- Gjykata e Strasburgut nuk pranon më shtyrje të afatit për kompensimin e ish-pronarëve. Avokatja e Shtetit, Alma Hicka në një intervistë të dhënë për gazetën “Shqiptarja.com” thekson se aktualisht pala shqiptare po punon për të garantuar një sistem efikas për kompensimin e ish-pronarëve gjë e cila do të shmangte vijimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut. Krahas kësaj Avokatja e Shtetit theksoi se procesi i kompensimit të ish-pronarëve do të vijojë si edhe kjo gjë do të bëhet me hartën e vlerës së tokës të miratuar nga qeveria.
/Shqiptarja.com





