Pronat/ Meta: IKMT, kamzhiku ndëshkues i Ramës ndaj qytetarëve

Pronat/ Meta: IKMT, kamzhiku ndëshkues i Ramës ndaj qytetarëve

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Liris thotë se IKMT është "kamzhiku ndëshkues i Ramës ndaj qytetarëve". Ky reagim i tij vjen pas një artikulli ku shkruhej se gjysma e shembujve të ndërmarra gjatë aksioneve kundër ndërtimeve pa leje nuk konsiderohen dhe shpallen të paligshme nga gjykata. Për Metën, kepërdorimi i IKMT-së është një shantazh i hapur për qytetarët, të cilët sipas tij janë të pambrojtur në këtë realitet shqiptar dhe ky është tregues i arbitraritetit. 

Meta ka theksuar edhe një herë mendim e tij se 'Rilindja" synon të qeverisë vendin nëpërmjet frikës dhe nënshtrimit e jo nëpërmjet ligjit dhe mënyrës së rregullt të qeverisjes së nje vendi demokratik.

 

"Shkatërrimi i mijëra pronave të qytetarëve dhe bizneseve në shkelje të hapur të çdo ligji e procedure dhe pa transparencë duke hedhur në rrugë të madhe fëmijë, të moshuar, burra e gra është një nga krimet më të shëmtuara të Edi Ramës, të kryera nëpërmjet gjymtyrës të tij mafioze, Inspektoriatit famëkeq Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
IKMT është vulosur tanimë edhe me vendime gjykatash si një prej institucioneve që dhunojnë vazhdimisht ligjin duke favorizuar në mënyrë flagrante interesat mafioze të Qeverisë.
Keqpërdorimi i IKMT si kamzhik ndëshkues, mjet shantazhi dhe gjobvënie i Edi Ramës ndaj qytetarëve më të pambrojtur është tregues i arbitraritetit, paligjshmërisë dhe korrupsionit shumë të madh të “Rilindjes”, këtij sekti që është shndërruar në armikun më të egër të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Duke mbjellë pasiguri dhe frikë nëpërmjet dhunës, shkatërrimit, nënshtrimit dhe shpopullimit, 'Rilindja” kërkon të qeverisë jo përmes ligjit, por si bandë politike.
Ndaj të gjithë të ngrihemi në këmbë kundër kësaj bande deri në largimin përfundimtar të saj!" , tha Meta. 

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar