TIRANE- Këshilli i Ministrave të Evropës do të mblidhet në datën 23 shtator për të marrë vendimin e radhës për Shqipërinë për çështjen e kompensimit të pronave. Mbledhja do të bëhet për të parë procedurën e kompensimit të ish-pronarëve nga ana e shtetit shqiptar, gjë kjo e ardhur pas një kërkese të Avokates së Shtetit, Alma Hicka.

Nëpërmjet një letre që gazeta “Shqiptarja.com” e disponon, Avokatja e Shtetit i ka kërkuar Këshillit të Ministrave të Evropës që të lehtësojnë procedurat e kompensimit të ish-pronarëve në Shqipëri për shkak se fatura është tejet e lartë.