Pronat, në 20 vjet 100 ndryshime
ligji, mungon transparenca
Shoqata Transparency International ka deklaruar dje se prona, si e drejtë dhe detyrim kushtetues, mbetet një nga çështjet me besimin më të ulët të publikut tek institucionet përgjegjëse, që perceptohen si shumë të prekura nga korrupsioni
TIRANE-Çështja e zvarritur e pronësisë në Shqipëri ka sjellë perceptimin se sektori i administratës që duhet të merret me të është më i korruptuari në vend. Ky kë qenë një ndër konkluzionet e Transparency International Albania, e cila, në kuadër të projektit "Advocacy and Legal Advice Centre"(Qëndra për Këshillim dhe Asistencë Ligjore), financuar nga Delegacioni i Komisionit Europian në Shqipëri, organizoi dje një tryezë diskutimi mbi të drejtën e pronës në Shqipëri, problematikat e shfaqura ndër vite dhe mundësitë për përmirësimin e kuadrit ligjor e praktik. Qëllimi i këtij projekti është dhënia e asistencës ligjore falas për viktimat e korrupsionit, si edhe asistencë ligjore e ndihma në mbledhjen e informacioneve të nevojshme për zgjidhjen e konflikteve administrative. Pjesa më e madhe (mbi 40%) e ankesave të qytetarëve pranë zyrës së TIA-s kanë në themel çështje të konflikteve me pronësinë. Në konferencë, që u realizua me pjesëmarrjen e gjerë të shoqërisë civile, përfaqësues të disa institucioneve publike dhe shoqatat e ish-pronarëve në vend, u konkludua me nxjerrjen e disa ekomandimeve.
Ndër to, kërkohet përmirësimi i kuadrit ligjor dhe pastrimi i legjislacionit nga mbivendosja e kompetencave si edhe plotësimi i tij me akte nënligjore; zbatimi me korrektësi i ligjit, rritja e efiçencës dhe shkallës së transparencës në administrate apo rritja e shkallës së koordinimit midis institucioneve shtetërorë që trajtojnë çështjet e pronësisë. Po kështu, është kërkuar përfundimi i proçesit të kthimit dhe kompensimit të pronave, proçesit të legalizimit dhe atij të vlerësimit të titujve të pronësisë brenda afateve ligjore dhe përfundimi i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme dhe dixhitalizimi i të dhënave.
Nga ana tjetër, është cilësuar si urgjente rritja e efiçencës së sistemit të përmbarimit privat për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare apo nxjerrja e të dhënave të sakta mbi numrin e kërkesave për kthim, kompensim, si edhe e vendimeve gjyqësore mbi çështjet e pronësisë, në mënyrë që të përllogariten kostot e nevojshme për përfundimin e këtyre proçeseve. Transparency International Albania u ka bërë apel autoriteteve shtetërore dhe aktorëve politikë në vend të adresojnë në mënyrë urgjente abuzimet korruptive dhe mungesën e transparencës në procesin e kthimit dhe kompensimit të pronës në Shqipëri, si një nga rekomandimet kyce të procesit integrues të vendit në strukturat europiane.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.9%
-
Jo
53.3%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2433
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Në dokumentet e vetë Ministrisë së Mbrojtjes, që në shkurt 2002, doli në ballë të mashtrimeve për datën e çlirimit, 28 nëntori ‘44, figuron si datë e çlirimit të Shqipërisë'/ Polemika e historianit të njohur
26 Nëntor, 09:43
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika
26 Nëntor, 08:50
-
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
26 Nëntor, 08:42
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23