Investimet e huaja në Shqipëri po kanalizohen veçanërisht në blerje pasurish të paluajtshme, dhe jo më në sektorët tradicionalë si energjia, apo industria nxjerrëse. Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e dytë të këtij viti vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 398 milionë euro, me rritje prej vetëm 3 milionë euro në raport me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

34% e këtyre parave u ‘hodhën’ në sektorin e pasurive të paluajtshme, ose gati 135 milionë euro. Praktikisht një në tre lekë të investuara në Shqipëri nga të huajt në periudhën prill-qershor 2025, shkoi për blerje pronash.
Për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, Shqipëria është ende një treg me leverdi për të huajt, pasi çmimet e pronave për ata janë të përballueshme. Ndërsa vala e blerjeve të apartamentet nga shtetas jo rezidentë, po vijon të shtrenjtojë pronat në vend.
Praktikisht e gjithë rritja e investimeve ka ardhur nga sektori i pasurive të paluajtshme pasi të gjitha fushat e tjera janë në rënie referuar shifrave të bankës.
Sektori i dytë me vlerën më të madhe të investimeve është ai i aktiviteteve financiare dhe sigurimit me 67 milionë euro ndjekur nga industria nxjerrëse me 43 milionë euro dhe më pas energjia 23 milionë euro dhe komunikacioni me 8 milionë euro investime të huaja në këtë tremujor të dytë të vitit.

Ndërsa në gjashtë muaj vlera e investimeve të huaja direkte rezulton 760 milionë euro, me rritje prej 11 milionë euro krahasuar me vitin 2024. Edhe si periudhë 6-mujore paratë e huaja dominojnë në sektorin e “real estate”.

-
Shitja i gjithe Shqiperi te huajve kur kërkoni te bleje ata shtepitë ve duam pavarësinë kotme mire te quhemi Itali jo Shqiperi se plasen ne fukarallek me Keta hajduter
Përgjigju -
Turma duhet mbajt me gajret, se po ta dine çdo me thene normalitet, do të marrin arratinë.
Përgjigju -
As edhe nje vend ne Europe nuk i afrohet liresis se cdo gjeje Shqiperis Shqiperia eshte vendi me i lire ne Europe eshte edhe fundit ne Europe ne rendiment i nje puntori krahasuar me nje rendiment te nje puntori europian.E bana kte sqarim se per nje here beni pyetjen:se ne E urope paguajne shume e gjithfare rrencakesh shqiptar qe marrin pagesa 2500 deri 5ooo euro ne muaj.Mesa di un qe hetoj prej 34 vitesh jashte deklarimet e tyre jane te genjeshta.Ato mund te paguhen ashtu sic thojne,por jo para te pastra,por pagesa nga punra super jashteligjore,ku nje perqindje e madhe perfundojne burgjesh.
Përgjigju -
..Jam dakort me z. Kadri dhe Vendin.Mjafton te shikosh emrat dhe kupton perberjen e bleresve, te huaj me origine shqiptare, dhe pertanto kombesine e cdo kujt..
Përgjigju -
Po cfare te huajsh thoni? Jane shqiptare emigrante qe kane marre pasoporta te vendeve ku Jane emigrante pasi kane marre shtetesine e atyre vendeve si dhe shqiptare te Kososves qe kane marre shtetesi e pasaporta te vendeve qe jane emigrante. Kush i do me dokumentat shqiptare nga emigrantet pasi ka marre shtetesine e vendit ku eahte emigrant. E mbani mend zgjedhjet ne Himare vjet ne gusht sa zgjedhes ishin ne liste te votimit qe nuk kishin karta ID dhe pasaporta. Vete shteti shqiptar i deklaroi. Me cfare dokumentash qarkullojne ata? Bile tani quhen dhe turiste te huaj.
Përgjigju -
BENI LIGJ QE TE HUAJT TE MOS BLEJNE ....VETEM TE MARRIN ME QERA.....
Përgjigju -
Nordiket mbarojne sidomos per bregdet Adriatic apo Jon shume shpejt edhe zonat liqenore per shembull Bovilla po I çmend turistët e huaj sidomos Nordik apo zelandës
Përgjigju-
Seriozisht mendon se po investojne nordiket ne shqiperi?? Nuk investon askush pervec ruseve, maqedonasve dhe ndonje italian i lodhur. Pjesa tjeter, ajo qe ka shtrenjtuar cmimet dhe ka nxitur masakrat e ndertimeve eshte pastrimi i parave.
-









Komente
Komento