Sipërfaqet shtesë të ndërmarrjeve apo pasurive shtetërore që privatizohen do t’i kalohen Agjencisë së Trajtimit të Pronave për fondin e kompensimit fizik të pronarëve.
 
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në procedurat e privatizimit apo shitjes së pronave shtetërore.
 
Vendimi i ri përcakton që "nëse, pas hartimit të genplanit nga eksperti vlerësues, rezultojnë sipërfaqe trualli të lira më shumë se sipërfaqja nën objekt dhe ajo funksionale, institucioni administrues, ia kalon ato Agjencisë së Trajtimit të Pronave, për përdorimin për fond kompensimi për ish-pronarët ose për kthim fizik".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com