TIRANE - Fryma e Re Demokratike prezantoi sot programin e saj mbi pronën në një tryezë të organizuar në Tiranë, me pjesëmarrjen e shoqatave që janë aktive për çështjen e pronës si dhe përfaqësues të grupeve të interesit.
Kryetari Bamir Topi theksoi se FRD e konsideron çështjen e pronës si element bazë të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe si çështje thelbësore të demokracisë. Duke iu referuar strategjisë së Katovicës Topi theksoi se kryeministri shqiptar është i treti në listë pas Gorbaçovit dhe Ramiz Alisë në skenën e vjedhjes së pronave duke qenë sipas radhës skenaristi, regjisori dhe aktori.
“Realiteti shqiptar, -vazhdoi Topi, tregon çdo ditë se po ecet në labirintet e një kaosi total për pronat. Kryeministrit në ikje sa më shumë i afrohet fundi aq më shumë nxjerr në pah urrejtjen patologjike për pronarët legjitimë”, tha Topi.
Duke folur për njësinë anti-korrupsion brenda institucionit të kryeministrisë, kryetari i FRD tha se ajo shërben jo për të zbuluar korrupsionin, por për të kontrolluar dhe trembur të tjerët. Zyrat e regjistrimit të pasurive janë shndërruar në një institucion bunker ku ndahen hartat dhe pronësia sipas dëshirave të pushtetit u shpreh Topi. Ai theksoi gjithashtu se është në turpin e politikës së tranzicionit shqiptar mos-zgjidhja ende e çështjes së pronësisë.
Kryetari i FRD-së propozoi krijimin e një pakti kombëtar për çështjen e pronave me qëllim ndërprerjen e aferave korruptive dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës. Po ashtu Topi propozoi krijimin e sekretariatit shtetëror për çështjen e pronave në përbërje të të cilit të ketë ekspertë,përfaqësues të grupeve të interesit dhe mbikëqyrja të bëhet nga BE dhe jo nga politika shqiptare.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com