Pronat, Vlahutin e Gjonaj në Vlorë: BE angazhohet për të gjetur zgjidhje

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për zgjidhjen e problemit me pronën private në vendin tonë. Nga qyteti i Vlorës, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, deklaroi se BE do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private.

“Më vjen mirë që kthehem në Vlorë, në një ndërtesë të rikonstruktuar. Arsyeja pse jemi këtu është për të parë disa projekte. Sot do të merrem me një çështje që është shumë larg axhendës sonë, por që është në axhendën e qeverisë dhe të qytetarëve, që është çështja e pronës. Falënderoj ministren e Drejtësisë, do kemi takime me një sërë institucionesh, që kanë lidhje me çështjen e pronës. Ne si BE duam të angazhohemi për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës private”

Romana Vlahutin, ambasadore e BE në Tiranë

Përkrah ambasadores Vlahutin në Vlorë është edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila deklaroi se gjatë ditës së sotme do të zhvillohen një sërë takimesh për të nxjerrë dhe problematikat kryesore të pronave.

“Pranova të jem prezente me ambasadoren e BE në Vlorë, pasi është pikërisht çështja e pronave që bashkon Shqipërinë dhe misionin që do të ndërmarrë delegacioni i BE në Shqipëri. Së fundi, janë zhvilluar një sërë veprimesh ligjore dhe administrative lidhur me çështjen e pronës, ku edhe sot në takimet që do të kemi me administratën e dy agjencive kryesore të pronave do të nxjerrim shumë problematika”,

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë

Nga ana e saj, Qeveria ka vendosur pezullimin përkohësisht të regjistrimit të pronave në bregdet dhe reformës së tokës në tërësi, pas abuzimeve të panumërta dhe grabitjes së mijëra ha tokë në bregdet. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj komunikoi gjatë një deklarate për mediat në krah të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame dhe atij të Hipotekës, Elion Semanaj, këtë masë të vendosur nga qeveria. Ajo sqaroi se VKM-ja nuk cenon pronarët e ligjshëm, por do kalojnë në sitë të gjithë titujt e lëshuar në zonat bregdetare. 

Një ditë më parë, Report Tv raportoi se dy qarqet më të prekura nga problematika e pronave janë Vlora dhe Gjirokastra, të cilat mbajnë rekordin e padive në prokurori dhe gjykata për zgjidhje ligjore. Në Qarkun e Vlorës rezultojnë 403 kallëzime në prokurori, ndërsa në Gjirokastër 338 padi. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sigur Ross: 27/03/2018 15:52

    Fytyra e Evropes plake dhe te mykur. C`domethere zgjidhje te pershtatshme zonje? Hap karten e te drejtave themelore te njeriut, diku aty do shikosh qe ketu po talleni te gjithe se bashku me jete njerezish, jo vetem te atyre qe po sorollaten pothuajse 30 vjet ne gjykatat e qelbura per ceshtje qe nuk duheshe fare gjyq, por mbi te gjitha me jeten e atyre qe u torturuan dhe iken pa gezuar ate qe sistemi jot e konsideron "te drejte themelore te njeriut" Burokracia merr jete.

    Përgjigju
  • Cemento: 27/03/2018 14:02

    "Ne si BE duam të angazhohemi për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme lidhur me çështjen e pronës privat" Po cfare zgjidhje te pershtatshme do i gjesh megavjedhjes se prones kur ligjet jane cope cope. Apo do te shpetosh poturren nga Strasburgu??!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale