LEZHE - Tragjedia e trefishte në Shëngjin një ditë më parë ku vellai vrau motrën, kunatin, plagosi nipin 8 vjeçar dhe në fund vrau dhe veten duket se e ka zanafillen ne një konflikt të hershem për trashëgiminë e shtëpisë së lëne nga prindërit. Burime konfidenciale i thane televizionit A1 Report se prej kohesh motra Dana Prendi dhe vellai Aleksander Prendi kishin konflikt me njeri tjetrin për një apartament me tre dhoma dhe nje guzhine qe i ati para se te ndërronte jete 7 vjet me pare ua kishte lene trashegimi dy fëmijeve të tij.

Pas vdekjes se te atit Dana u shperngul dhe nisi te jetonte ne banesen e te atit. Pikerisht ketu nisen dhe konfliktet me te vellane. Sherret mes tyre kishin arritur piken kulmore sa banoret shprehen se ne disa raste ishte dashur dhe nderhryja e policise per ti qetesuar. Por situate kete here duket se ka dale jashte kontrollit duke perfunduar ne nje tragjedi te tmerrshme. Policia vijon hetimet me pyetjen e deshmitareve dhe personave te tjere qe mund te kene dijeni per marredheniet mes tyre.

Nje dite me pare Aleksander Prendi hyqi ne banesen e se motres qe ne 6 te mengjesit dhe pas zenkes me te shkrepi armen tip pistolete te sherbimit duke vrare ate fillimisht, pastaj bashkeshortin e saj italjan Luixhi Benikaza, plagosi aksidentalisht djalin nipin e vogel dhe me pas pak metra larg shtepise se te motres gjuajti dhe mbi veten duke vdekur ne vend.(j.k/n.s/shqiptarja.com)