Prononcimi i plotë për mediat i Luan Ramës:

Z. Rama si Sekretar i Përgjithshëm i LSI, një ditë më parë Kryeministri bëri një deklaratë ku theksoi se varet në dorën e LSI-së koalicioni i vitit 2017, madje ai përdori edhe togfjalëshin “rimartesë me PD-në”. Cili do të jetë qëndrimi juaj edhe pse është herë ndoshta për të folur?
Me gjithë respektin që kam për vëmendjen dhe punën që ju bëni edhe si ish-koleg me ju, nuk jam këtu dhe nuk do të merrem as me batuta dhe as me mistreqllëqe batutash.
Është e rëndësishme që në mënyrë të veçantë mazhoranca, por në mënyrë më specifike qeveria, të jetë e përqendruar dhe e fokusuar maksimalisht te përmbushja e detyrimeve dhe reformave të mëdha, në të cilat është përfshirë vendi, në mënyrë të veçantë do të theksoj se në këtë moment është shumë e rëndësishme realizimi me seriozitet dhe me përkushtim i reformës zgjedhore.
Është gjithashtu një prioritet nga i cili nuk mund të ikim, por duhet të jemi të fokusuar maksimalisht, lufta kundër krimit e në mënyrë të veçantë lufta kundër trafikut të drogës.
Dhe gjithashtu ajo çfarë është në fund të fundit thelbi i gjithë këtij procesi, është realizimi i reformave ekonomike për të sjellë produkt në cilësinë e jetës dhe në mirëqenien e qytetarëve duke e vlerësuar maksimalisht partneritetin serioz me FMN-në.

Meqë përmendët reformën zgjedhore, a vazhdon LSI-ja të ketë propozimin e saj për listat e hapura? Ka patur edhe parti të tjera të vogla që i janë bashkuar po kësaj nisme...
Ne kemi përfaqësuesin tonë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, dhe gjithë qëndrimin tonë, gjithë kontributin tonë pozitiv, konstruktiv dhe efikas ne do ta japim në këtë komision dhe në Kuvend kur të vijë për të diskutuar drafti para se sa të kalojë procedura e miratimit tërësor në Kuvend.

Çfarë mendoni se do të bëhet me ligjin për mbetjet pasi Presidenti i Republikës e ktheu për rishqyrtim në Kuvend?
Do ta vlerësojmë me shumë seriozitet dhe maksimalisht duke respektuar të gjitha ndjeshmëritë dhe mbi çdo ndjeshmëri duke respektuar interesin publik dhe interesin e vendit.

Kur do të votohet?
Kur të vijë në Kuvend do ta shqyrtojmë dhe do ta votojmë në Kuvend.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin