Propaganda Fide, Si e ndihmoi
shkollën dhe botimet shqipe

Propaganda Fide, Si e ndihmoi<br />shkollën dhe botimet shqipe
Në vendin tonë, Propaganda Fide derdhi ndihma të veçanta per ndërtimin e shkollave, zakonisht në famullitë a monastiret. Kështu u hap shkolla dioqezane e Kurbinit (1632), e shkolla e Urdhnit franceskan në Pëdhanë (1638)....

Pas vendimeve historike të Koncilit të Trentit per mësimin e teologjisë e, sidomos, pas vendimit per hapjen e mbajtjen e seminareve, e krijimit të  regjistrave të veçantë, si edhe pas krijimit të Misionit franceskan (1634),në vendin tonë mori hov formimi arsimor e kulturor kryesisht i klerit, të pregatitej t’u bante ballë pushtimit e konvertimit fetar. 

Më 1622 Gregori XV krijoi institucionin Propaganda Fide dhe Kongregacionin e saj, per perhapjen e fesë, per të kapercye pengesat e vështirësitë e linduna, per forcimin e fesë, sidomos në vendet që u pushtuen nga osmanët, per të pengue konvertimin “in partibus infedelium”, per të ndihmue  formimin, edukimin, arsimimin e klerit vendas.

Përparësi pati vendi ynë që po provonte një persekutim maksimal. Propaganda kerkoi që ipeshkvijtë të vareshin e të lidheshin drejtperdrejt me Vatikanin e të dergojshin relacione të sakta, të pasuna e të verteta, të besueshme. Dhanë edhe udhzime cfarë kerkohej nga Vatikani. Shkurt, ajo drejtoi veprimtarinë e klerit katolik. Propaganda Fide tregoi interesë parësore per kombin tonë të pushtuem nga osmanët; tregoi vemendje të vecantë per pregatitjen e klerit të aftë per të perballue rreziqet e reja; tregoi perkushtim misionar per ngritje intelektuale e shoqnore, tue u dhanë bursa studentëve shqiptarë, tue hapë shkolla dioqezane e të monastireve, ndihmoi me botime e dha subside të ndryshme.

Një radhë prelatësh, misionarësh, vizitatorësh, inspektues apostolikë, komisarë ose të  deleguem hyjshin në Shqipni dhe paraqitëshin gjendjen reale të kombit tonë. Dhe këto relacione, letra, shkresa, ankesa, propozime etj. u banë burim i vertetë, i çmueshem,e i besueshem, pse i jetuem dhe i shkruem nga njerez të perkushtuem dhe mbeten si dokumenta jo vetem per historinë kishtare, por me të dhanat e shumta e të larmishme sherbejnë si dokumenta sine qua non per historinë e popullit tonë, per ata shekuj kur luftohej per rezistencë, per liri, per një gjendje shoqnore ma të mirë.

Misionarët porositen mos të merren me politikë. Po japim ma poshtë tre dekrete të Propagandes Fide dergue në ipeshkvinë e Shkodrës, shek.XVII që na ndihmojnë të kuptojmë ma qartë veprimtarinë e Propagandes:
- Dekret i Kongregacionit të Propagandës Fide: Misionarët mos të nisen në mision pa leje.
- Dekret i Kongregacionit të Propagandës Fide kunder misionarëvet që nuk mësojnë gjuhën e kombit ku zhvillojnë mision.
- Dekret i Kongregacionit të Propagandës Fide ku urdhnohen misionarët të varen nga Ordinari.

Per fat të keq permbajtja e dekreteve nuk gjindet, por treguesi i dekreteve ka mbete gjallë e gjindet në Arkiv.
Pashko Vasa shkruen: “Edhe atje (në Shqipninë e siperme) qeveria osmane nuk ka ba asgja per arsimin: qenë pikërisht priftent dhe klerikët françeskanë, me prejardhje italiane, sidomos ata që predikuen fenë, i sherbyen Kishës dhe hapen shkolla ku u mësuen njëkohësisht edhe italishtja edhe shqipja. Meqenë se fetarët italianë të Shqipnisë së Eper nuk synojshin të italianizojshin popullin në dam të kombësisë së tij, erdhi per të mbarë që gjuha italiane të futej vetvetiu nga shkaku i fqinjësisë e nga lidhjet tregtare... por gjuha e vendit, gjuha shqipe nuk u perjashtue as nga lutjet, as nga predikimet fetare”.(shih: K.Cefa, “Kur e verteta flet ndryshe”).
Propaganda Fide veproi me përparësi dhe energjikisht per vendin tonë, në forma të ndryshme. Ajo themeloi Kolegjin Ilirik të Loretos, e Kolegjin Urban, hapi dyert per nxanës shqiptarë, u dha bursa e nuk u kursye per shtimin e tyne. Propaganda krijoi edhe Misionin e Maqedonisë,në krye të cilit u emnue Francesko M. da Lece, hartuesi i së pares gramatikë të gjuhës shqipe, (gramatikës së parë në Ballkan).Kater kuvendet e Misionit qenë: Cidhna, Lura, Macukulli, Bushkashi. Ideja e Propagandes qe edhe krijimi i Misionit Shetitës.

Nxanës të arsimuem e të edukuem nga  Propaganda Fide e kolegjet e saj kthyen në atdhe e i dhanë hov zhvillimit kulturor e shoqnor, u banë udhëheqës e mësues: Bardhi 1624 kerkoi me kambngulje e hapi shkollë; Gjon Kolësi, ipeshkvi i Arbënisë, 1625 i kerkoi me insistim Propagandës të ngrihej një shkollë ose dy me nga 10, ose 12 çuna secila. “Këtu do të mësojshin këndim, shkrim dhe themelet e besimit. Pastaj të dergoheshin me u persosë në Kolegjin e Loretos... sepse do të baheshin mësues per të tjerë”; Pjeter Mazreku: “Ky komb ka nevojë të madhe per kolegj, aq sa ka nevojë per shëndetin (shelbimin) e vet”.

M 1633 kerkoi një seminar të veçantë per shqiptarë; Mark Skura me shpenzimet e veta mbante një shkollë me 12 nxanës; Gjergj Vladanji (ipeshkev 1656-1692) hapi shkollë në Vel e la me testament pasuni me mbajtë dy mësues, njeni të mësojë gramatikën e tjetri rastet e ndergjegjes. Edhe ipeshkvijtë pjesëmarrës të Koncilit të Arbënit nder kolegjet e Propagandës Fide u arsimuen. Pal Kamsi propozoi të hapej një shkollë në Pult e një në Lezhë.

Më 1748 Propaganda Fide urdhnoi që, në cdo rezidencë ipeshkvore të ngrihet një shkollë, në formë seminari. Me 1800 në një mbledhje dioqezi u vendos që të gjithë priftent të paguejnë në mbajtjen e një shkolle.
Në vendin tonë, Propaganda Fide derdhi ndihma të veçanta per ndërtimin e shkollave, zakonisht në famullitë a monastiret. Kështu u hap shkolla dioqezane e Kurbinit (1632), e shkolla e Urdhnit franceskan në Pëdhanë (1638). Në selitë ipeshkvnore ndërtoi dhoma mësimi per seminare, per të cilat kujdeseshin ipeshkvijtë. Kështu, filluen shkollat e seminaret e para të shekullit XVII, si shkolla private të klerit katolik. ( jo si shkruejnë historianët tanë, se shkollat private u hapen në shek XIX). Nuk u mjaftue me kaq: Ajo përgatiti mësuesit, u dha rroga e subside,  dha pare per perkthime, per pajisjen e nxanësve me libra e ndihma të ndryshme.

propaganda

Nxanësit e Propagandës Fide e të kolegjeve të saj, të dioqezavet e të monastireve, qenë ata që organizuen Kuvende historike, që hartuen projekte çlirimtare e që hynë nder projekte europiane per luftën per rezistencë, që mbajten gjallë e zhvilluen idenë kombtare, që u banë nismëtarë të hapjes së shkollave shqipe, e mësues që lavruen gjuhën shqipe e zhvilluen kulturën tonë me ndiesi kombtare e frymëmarrje  prendimore.
Tue përjashtue Buzukun (1555), Matrangën (1592), Budin (1618, 1621), mbasi nuk ishte krijue ende Propaganda Fide, tjerët kanë fitue ndihmën e çmueshme të saj: të gjitha veprat e botueme në atë kohë kanë lejën e botimit (superiorum permissu), kanë ndihmën në të holla dhe janë botue në shtypshkrojën e Propagandës.

Kështu: Fjalorthi i Mazrekut (1633), Bardhi (1635), Bogdani qe nxanës i Propagandës, Kuvendi i Arbenit (1706), Gramatika e Da Leces (1716), Doktrina e Gjon Kazazit (1743). Shto relacionet e famshme të prelatëve tanë e të vizitatorëve apostolikë si materiale me shumë vlerë per historinë e popullit tonë, ruejtë në Arkivin e Propagandes, perkthye e studiue me aqë kujdes, sidomos, nga dy specialista, si: Injac Zamputi e Peter Bartl. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë