‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ripërsëritur thirrjen e tij për miratimin e vetting-ut të politikanëve, si një hap i domosdoshëm për pastrimin e politikës nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.
Në një postim në Facebook, Basha theksoi se përpjekjet për këtë nuk do të ndalen pavarësisht sulmeve dhe akuzave të rreme ndaj tij.
Ai akuzon kundërshtarët politikë se po bllokojnë këtë iniciativë në Kuvend për interesa të ngushta personale dhe se është duke u bërë propagandë për mbylljen e TikTok-ut.
‘Lumi i baltës që është hedhur ndër vite ndaj meje, e po ashtu mbi gjithë ata që qëndrojnë për një politikë me fytyrë njerëzore, larg zhurmës, linçimeve dhe akuzave të rreme, as më dekurajon dhe as më ndalon në përpjekjen time për të ofruar një model të ndryshëm nga ai që, fatkeqësisht, ka dominuar për 34 vite. Dhe për t’i dhënë fund teatrit të akuzave për konsum politik, që ka helmuar debatin publik duke vrarë besimin e qytetarëve, ftesa ime është të votojmë dhe zbatojmë vetting-un e politikanëve.
Prej një viti kam depozituar në Kuvend projekt-ligjin për ta sjellë në jetë pastrimin e politikës, për ta ndarë njëherë e mirë shapin nga sheqeri, duke ju treguar me fakte shqiptarëve kush është i korruptuar dhe kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush ka abuzuar me besimin e shqiptarëve dhe kush jo. Frika e atyre që bëjnë propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat, e mban të mbyllur në sirtarët e Kuvendit vetting-un e politikanëve. Prandaj ftoj qytetarët që në 11 maj t’i japin mbështetjen e tyre me votë projektit tonë, që politika të mos mbetet një lojë e pistë në duart e të korruptuarve që i shërbejnë krimit, por një veprimtari që i shërben familjeve shqiptare dhe punon për mirëqenien e tyre’, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2744
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme
24 Dhjetor, 13:30
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë
23 Dhjetor, 10:01
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12
-
Mbyllja e Tik Tok, Berisha: Edi Rama vendosi ta ndalojë, aksionet e tij kanë rënë në mediat sociale! Do hapet pas zgjedhjeve, vazhdoni postoni
22 Dhjetor, 15:20
-
A është zgjidhje mbyllja e TikTok- ut? Flet eksperti: Pro nismës së Ramës, por kontentin me dhunë e gjenerojnë shqiptarët jo platforma
22 Dhjetor, 15:09
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
O lule i pari je ti per tojoten qe te lajmeroi Sueli per parate qe do te vini , kush I ben gropen tjetrit bie vete brenda .kriminel .
Përgjigju