Propozimi francez, nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Propozimi francez, nënshkruhet protokolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Nënshkrimi i protokollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, kanë nënshkruar ditën e sotme në Sofje protokollin dypalësh pas miratimit ditën e djeshme të propozimit francez, i cili më pas do të publikohet.

Përveç Ministrit Osmani, në delegacionin e Maqedonisë ishin të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiç, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski.

Nënshkrimi i protokollit dhe mbajtja e mbledhjes së komisionit ndërqeveritar vjen një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë se Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Në një seancë të jashtëzakonshme tre ditore, Kuvendi miratoi propozimin francez me 68 vota pro të maxhorancës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
Nënshkimi i protokollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Varhelyi:Evropa ecën përpara

Ditën e sotme u nënshkrua protokolli mes Maqedonisë së Verit dhe  Bullgarisë pas miratimit të propozimit francez ditën e djeshme.

Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria do të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në më 19 korrik, pikërisht tre ditë pasi parlamenti, në mungesë të opozitës, i dha dritën jeshile propozimit për heqjen e vetos bullgare për progresin e anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi nëpërmjet një postimi në Tiwitter ka reaguar pas nënshkrimit të protokolleve.

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën #CZPRES për të mbledhur Konferencën e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara!”, shkruan ai.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni